Politikë

Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)

29 Janar, 13:18| Përditesimi: 29 Janar, 20:05

  • Share

Duke i kërkuar deputetëve të grupit të tij angazhim maksimal për garën e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka nisur krimet elektorale.

“Në këtë periudhë është shfaqur me gjithë shëmtinë e tij shteti elektoral. Në këtë periudhë, Edi Rama është angazhuar në krime të mëdha elektorale”, tha Berisha.

Shigjetimet i ka drejtpërdrejtë për zv.kryeministren Belinda Balluku për të cilën thotë se është në krye krimit elektoral. Sipas Bersihës, Balluku ka nisur krimin elektoral në gjithë Myzqeqenë, duke ngritur të gjithë administratën në fushatë.

“Krimin shtetëror elektoral e kryeson Lubi Balluku. E kryeson ky person, që në vjedhjet e saj tejkalon pas Edi Ramës çdo person tjetër në historinë e vendit. Kjo ka hapur zyrat në të gjithë Myzeqenë me punonjësit e ministrisë, të cilët ngulen aty si xhandarë elektoralë, si terroristë elektoralë. Përdorimi i shtetit elektoral për të dhunuar votën e shqiptarëve është një thirrje e brendshme për demokratët për mosbindje civile. Edi Rama nuk mund të grabisë kurrë këto zgjedhje.

Ne jemi të përgatitur për një fushatë elektorale të ndershme, të qetë, të drejtë, të konkurrojmë me alternativë. Por në qoftë se ai shpalos shtetin elektoral, ne do shpalosim zemërimin e qytetarëve kundër shtetit elektoral. Lubi Loti është një monstër e shtetit elektoral. Peshkopinë e drejtonte me Ymer Lalën nga resorti i Ymer Lalës, që ia çonte edhe rrugën automobilistike gjer tek dera e resortit. Tani, në Fier përdor metodat e një terrorizmi të vërtetë elektoral”, vijoi Berisha.

Duke harruar kohën kur drekonte me Xhorxh Soros i cili shprehte publikisht se njerëz të mbështetur në edukimin e tyre nga fondacioni i tij ishin të asociuar edhe me Berishën, kreu i PD-së, kërcënoi pasuesin e filantropit amerikan, djalin e tij Aleks Soros, se do e shpallë non grata nëse nuk tërhiqet nga Shqipëria.

Berisha thotë se në kuadër të desorosizimit, ka përgatitur ligj që njeh vetëm dy gjini dhe sipas tij të dënohet kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Por, në fakt ka qenë vetë Berisha që në gusht 2009, prezantoi një projektligj që lejonte martesat brenda të njëjtës gjini. Qeveria e Berishës ishte e para në Ballkan që propozonte një ligj të tillë.

"Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje. Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione. Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë", tha Berisha. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 30/01/2025 11:53

    Mos u shqetesoni z. Berisha, se per krime apo vjedhje nuk ju arrin as të këmbët, jo Balluku por askush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?