Teksa na ndajnë vetë 5 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha nga Berati, në takimin përmbyllës e ashpërsoi gjuhën ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar për shpopullim të vendit.
Ai ftoj qytetarët që në 11 maj të votojnë për Partinë DEmokratike, pasi në këtë mënyrë do të ndahen nga e keqja që ka qeverisur vendin.
‘Më 11 maj, qytetarët e Beratit të Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik dhe më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata për 12 vite më radhë dhe në mënyrën më të pamerituar la shkolla pa nxënës dhe shtëpi pa fëmijë, të moshuarit në vetmi.
Sot ne kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit, ne prej kaq vitesh kemi më shumë vdekje sesa lindje. Dje isha në mat dhe është një rreth me pasuri të mëdha dhe në një vit kishte pasur 13 lindje. Është kudo një boshatisje dhe një zbrazje dhe ndaj 11 maj është një ditë për cdo qytetarë’, tha ai.
Berisha u ndal edhe tek arsimi, ku tha se të diplomuarit pas mbarimit të arsmit do të punësohen brenda një vit. Berisha shpalli edhe paktin kombëtar për rininë.
‘ Miq, 100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë. Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat. Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private. Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij.
Përpos mbështetjes në arsim, rinisë Berisha i premton edhe rikthimin e TikTok duke bashkëpunuar me influencerat e rrjeteve sociale për vendimet që do marrë për rininë.
'Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale. Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre', tha ai.
Berisha deklaroi nga Berati se angazhimi i tij politik në këtë fushatë nuk ka të bëjë me ambicie personale, por me një mision për të shpëtuar vendin nga regjimi që sipas tij ka varfëruar vendin.
'Unë garantoj qytetarët e Beratit se nuk jam sot këtu për karrierën time politike. Jo. Të jem shumë i sinqertë me ju. Unë i kam bërë karrierat e mia.
Por unë jam këtu në një mision sepse unë jam njëri nga ju që i qan shpirti dhe zemra kur shoh klasa pa fëmijë, kur shoh të moshuarit në vetmi të madhe dhe pasiguri të plotë, kur shoh pensionistët që kanë shkrirë jetën për Beratin dhe Shqipërinë dhe numërojnë kafshatat. Nuk mund të pajtohem me këtë unë kurrë.Kur fermat që falimentojnë njëra pas tjetrës dhe shoh pasuritë përrallore që ka Berati, që ka Shqipëria dhe shoh që ato plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh vendorë dhe qendrorë që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja njëri me tjetrin. Që zhdukin qindra e qindra milionë euro', tha ai.
Në foltore u ngjit edhe Philip Griffin, këshilltari i Chris laCivita i cili u kërkoi demokratëve të votojnë për të ndryshuar historinë, njësoj ashtu sikurse sipas tij ndodhi edhe në Shtetet e Bashkuara me fitoren e Trump.
'Socialistët në Amerikë u përpoqën me anë të sistemin ligjor të shkatërronin Donald Trump, po Trump dhe populli amerikanë thanë “JO”, dhe i mposhti. Tani dëgjoj se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete, por nuk do t’ja dalin mbanë. Doktor Berisha nuk do të ndaloj së luftuari për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët', tha ai.
Nga Berati ku përmbylli takimin elektoral Sali Berisha foli për paktin kombëtar për rininë duke premtuar punësim të tyre brenda vitit pas studimeve. Kreu i PD tha se me pëlqimin e influencerëve të TikTok do të marrë vendime për të rinjtë.
Nga Berati u ndal edhe tek grantet për bizneset e reja. Berisha tha se do të jepet 5 mijë euro grant, ndërsa theksoi se punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 për qind me taksa.
‘5 mijë euro grant për çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri. Grantet nga fondi kombëtar do të përdoren për startupet teknologjike, sociale, por edhe për fermerët e rinj që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Inkubatorë rajonalë në çdo qendër të madhe për t’u afruar biznesmenëve të rinj të gjitha lehtësirat për bizneset e tyre. Punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 përqind me taksa. Po! Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si ujët e pakët për ne. Ne do bëjmë gjithçka që ata të rrijnë, të ndërtojnë foletë e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të gjitha këto, 5 vite pa asnjë taksë kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre. Kombi në rininë e tij vjen vetëm kur ne të marrim çdo masë që të rinjtë të kenë çdo hapësirë për ëndrrat e tyre këtu në Shqipëri.
I garantoj se kuotat në raport me grupmoshën do jenë operative si në politikë, si në çdo fushë tjetër. Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të dataqendrave. Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre. Kombi duhet të ndryshojë tërësisht qëndrimin ndaj të rinjve, në mënyrë që ata të mbeten këtu në Berat, të mbeten në Shqipëri’, tha ai.
Këshilltari i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin, i pranishëm në takimin elektoral në Berat, ftoi që më 11 maj shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike dhe të mbështesin Sali Berishën në misionin e tij.
Ai u shpreh se Berisha ka një mision dhe nuk do të ndaloj së luftuari për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët.
‘Ju sjell përshëndetje nga Amerika. Dhe jam këtu që t’ju them ju, se Amerikës i intereson shumë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe konkretisht për zgjedhjet e 11 majit, të dielën. Shqipëria është në një udhëkryq, historia do shkruaj se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve. Ne ndryshuam historinë në Amerikë nëntorin e vitit të kaluar, ju ndoshta dhe keni dëgjuar për këtë.
Socialistët në Amerikë u përpoqën me anë të sistemin ligjor të shkatërronin Donald Trump, po Trump dhe populli amerikanë thanë “JO”, dhe i mposhti. Tani dëgjoj se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete, por nuk do t’ja dalin mbanë. Doktor Berisha nuk do të ndaloj së luftuari për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët.
Doktor Berisha nuk do ndaloj së luftuari në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi për punë të mira dhe të rinjtë të mos emigrojnë. Doktor Berisha është në një mision. Kam në politikë rreth 40 vite, por kurrë nuk kam parë duke që punon kaq shumë sa Berisha. Kam një mesazh me rëndësi, Doktor Berisha nuk mund t’ja dalë vetëm. Është koha që të bëni rolin tuaj. Kur të shkoni për të votuar më 11 maj, duhet të merri me vetë familjen, fqinjët, miqtë, të gjithë ata që njihni dhe nëse e bëni këtë, iu premtoj ‘fitore, fitore fitore’’, tha ai.
Kreu i PD Sali Berisha nga Berati tha se sistemi arsimor në vend do jetë më moderni nëse vjen në pushtet PD.
Qëllimi më madhor i programit të PD, i programit të opozitës shqiptare, është të sjellë kombin në rininë e tij. Të sjellë kombin shqiptar në moshën e rinisë. Dhe kjo në njëfarë mënyre duke parë realitetin, të duket se është njëlloj si të shpallësh se do kalosh detin në këmbë. Por jo, nuk është ashtu.
Ju i shihni sheshet mbushen. Ju e shihni se energjia, entuziazmi shpërthen në katër anët. Kjo është shpresa e pashuar e shqiptarëve se kombit do rikthehet në rininë e vet, se kombi do kthehet në të ardhmen e vet. Ndaj dhe unë këtu nga Berati shpall zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se sistemi arsimor i Shqipërisë do jetë sistemi më modern, sistemi që punëson. Shkollat dhe universitetet do funksionojnë në partneritet të plotë me ndërmarrjet publike dhe private.
Kjo do të thotë se çdo universitet, publik apo privat, do lidhë marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do përfitojë mbështetje për të gjithë praktikën që do ofrojë për studentët dhe të diplomuarit që ndjekin këto praktika.
Komente

Gjate nates bera prape simulimet komputerike te modeleve matematikore bazuar ne nje agregim (permbledhje/adaptime) te sondazhe te ndryshme, te dhenave historike dhe te mediave sociale dhe ne kombinim me data analytics, machine learning dhe AI, arrita ne keto rezultate, nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 50.5% e votes popullore me probabilitet mbi 95%, >P95 (statistikisht i garantuar) b) 50.5-52% e votes popullore me probabilitet 50%, P50 b) 52-54% e votes popullore me probabilitet 10%, P10 Ndarja e mandateve do te varet nga dy faktore: 1) vota e diaspores 2) Vota per partite e vogla dhe te reja qe nuk kthehen ne mandate Nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi: a) 76 mandate me probabilitet 95%, P95 b) 77-82 me probabilitet 50%, P50 b) 83-86 mandate me probabilitet 10%, P10 Votat qe nuk kthehen ne mandate dhe votat e diaspores do percaktojne sa mandate do marri PS (76-88), qe eshte e gjere si variacion por qe konfirmohet nga te gjitha simulimet e bera ne super komputer. Marzhi i gabimit nga keto modele eshte shume i vogel, 1%
Përgjigju