Në daljen e parë publike për mediat pas mbylljes së votimit, Sali Berisha filloi me kontestimet lidhur me procesin e zgjedhjeve. Kreu i Partisë Demokratike tha se sovrani ka folur, por më pas, vijoi me akuzat se bandat kriminale në Durrës kanë “vërshuar” drejt KZAZ-ve për të ndikuar në rezultatin.
"Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-së me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës. Janë denoncuar qoftë nga media, qoftë nga PD. Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për gjithë komisionerët tanë është të jenë qëndrestarë", tha Berisha.
Por ndërsa foli me bindje se aleanca e tij do të arrijë rezultat maksimal, Berisha iu shmang pyetjes nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
“Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit. Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.”, tha Berisha.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas mbylljes së votimeve.
Meta ka thënë se Partia Socialiste po bën gjithçka për të prishur standardin e zgjedhjeve. Sipas tij banditët rilindas i pret një ndëshkim i rëndë.
Postimi i Ilir Metës:
Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve.
Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë kriminale të Edi Ramës.
Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë.
Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik.
Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM”.
Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
Kreu i PD nuk dha një përgjigje të saktë, por vijoi duke thënë se gjatë ditës kanë dokumentuar përpjekjet antiligjore të qeverisë të bëra sipas tij në të gjitha anët e vendit.
“Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit.
Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.”, tha Berisha.
Komente

ore sovrani foli nuke ju do me ty dhe like qorrin e kuptoni a po jo bravo Rama 4 me 0
PërgjigjuMaloku i ndyrë që shkatërroi PD,nuk bëhet kjo parti me Noka e maloku boll me këta fëlliqësira.
PërgjigjuFilloi ky te flasi percart,ky nga egua qe ka,e djeg Shqipërin dhe humbjen se pranon
PërgjigjuKjo deklarate tregon me se miri se i ka te humbura zgjedhjet.
Përgjigju