Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është gurthemeli i prioriteteve të Partisë së Lirisë. Kështu shkroi sot Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një postim në Facebook.
Blushi shprehet se gjatë këtyre 12 viteve që Rama ka qenë në krye ka mbyllut shkolla dhe e bëri atë me turne. Më tek ai nënvizon se me PD-ASHM, buxheti për arsimin shkon në 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa rroga për mësuesit do të shkojë deri në 1300 euro.
Postimi i plotë:
Në 12 vjet, Rama mbylli shkolla, bëri klasat me turne, e çoi Shqipërinë në fund të klasifikimeve botërore.
Me PD-ASHM, Buxheti për Arsimin, nga 2.3% shkon në 5 % të PBB. Që do të thotë:
1300 euro paga për mësuesit
10-fishim të buxhetit për kërkim shkencor
2000 euro paga për pedagogët.
Investimi në Arsim është zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.
VOTO NR. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË!
Komente
