Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për Zef Borzin janë të rëndësishme për integrimin në BE. Ai thotë se çdo demokrat duhet ta mendojë mirë votën e tij dhe të mos bien pre e një individi si Berisha. Brozi thotë për Report Tv se më 11 maj do vendoset nëse do vijohet me luftën kundër korrupsionit, apo që të zhbëhet GJKKO dhe pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Sali Berisha.
"Zgjedhjet janë të rëndësishme jo vetë për progresin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE, por edhe për një fakt tjetër jetësor. Këto zgjedhje do vendosin nëse shqiptarët duan të ndëshkohet korrupsioni dhe krimi i latë i ish-pushtetarëve të lartë, apo të zhbëhet SPAK, të zhbëhet gjykata e posaçme me qëllim që pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Berisha, që është shkatërrimtar i drejtësisë në Shqipëri dhe përgjakës i Shqipërisë. Këto janë zgjedhje të rëndësishme dhe për faktin që Shqiptarët e mbështesin SPAK, e unë e mbështetës dhe i bëj apel SPAK të korrigjojë vetveten. Votuesi shqiptar duhet kur shkon më 11 maj ta mendojë, i bëj thirrje demokratëve dhe opozitarëve etë ndershëm të mos bëhen pre e një individ për të lënë pas Shqipërinë tonë të dashur", tha Brozi.
Lajmi kryesor:
Zvarritja e Partizanit, Brozi për Report Tv: Skandal! Berisha përkëdhelet nga SPAK, organizatori i aktit terrorist të 21 janarit! Lobimi? SPAK dhe FBI të hetojnë burimin e 6 mln dollarëve
SI.E./I.M/ReportTv.al