‘PD do të ketë një numër më të vogël votash në këto zgjedhje se në zgjedhjet e vitit 2021’, kështu është shprehur deputeti Dashnor Sula.
Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se në në zgjedhjet e kaluara ai ka marr një mbështetje të madhe nga elektorati gri.
‘Nëse marr rastin e vitit 2005 dhe 2021. Në 2005 kanë qenë vota të miat personale ato që kam marr dhe jo të subjektit që kam kandiduar, në vitin 2021 kam marr rreth 9 000 vota që tregojnë se kam pasur një mbështetje. Unë mendoj se një pjesë e votave kanë qenë në fashën ngri që unë kam pasur mbështetje më të madhe. Rezultati i zgjedhje është diçka që mendoj se nuk parashikohet por jam i bindur se PD do të ketë një numër më të pakët votash. Në Peqin, Belsh dhe Cërrik diferenca e PS dhe PD nuk do të kalonte më shumë se 300 vota nëse do të isha unë kandidatë dhe tani mund të jetë deri në 10 mijë vota diferenca’, tha ai.
I pyetur nëse do të ketë angazhim me ndonjë parti tjetër deri në 11 maj, Sula tha ajo. Ai shigjetoi edhe Berishën për të cilin tha se injoroi kontributin e tij në PD.
‘Jo. Do ishte një qasje jo normale të përfshihesha në një fushatë për një subjekt tjetër politikë. Unë po ju them se edhe tek PD nuk jam i përfshirë, kam pasur kërkesa nga kolegët e mi që janë në listën e PD por unë e kam të ndarë me mendjen time përderisa Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij injoruan kontributin tim dhe menduan se jam i padobishëm dhe pa vlera edhe në rast të një fitore të PD do ti marrin ata meritat dhe në rast humbje ti marrin vet përgjegjësit. Sa herë kam qenë pjesë e garës ka pasur rezultate të mira’, tha ai.
Ndërkohë, i ftuar në studio gazetari Anri Bala teksa u ndal tek fushata e partive për zgjedhjet e 11 majit ta se ajo ka nisur e vakët. Ai tha se ka PS ka mund të fitojë këto zgjedhje dhe s’do ta ketë të nevojshme që të bëjë një koalicion paszgjedhor.
‘Fushata ka nisur e vakët. PS mund të sigurojë mandatin e vetëm pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor, për shkak të votave të mëdha që do të marr. Por, ekziston një opsion që shumë kandidatë që janë brenda listës së sigurt të PD mund të kalojnë nga Berisha tek Rama. Gabimet që ka bërë PD është se besimin që duhet i jepte anëtarëve të vet ja dha aleatëve, i dha pozicionet më të rëndësishme në listë të mbyllur dhe një pjesë si është edhe Dash Sula u lanë jashtë’, tha ai.
Bala u ndal edhe tek partitë e reja, për të cilat bëri edhe një parashikim se sa mandate mund të marrin në këto zgjedhje.
‘Mendoj se do marrin vota, por se di nëse do ti kthen në mandate. Shehaj dhe Lapaj me Shabanin që janë midis 1 ose 2 mandate dhe euroatlantikët e Bashës 1 mandat, Alibeaj një mandat. Është edhe partia e Tom Doshit që vjen më 3 mandate nga 2021 dhe pretendon që në këto zgjedhje të marr 4 ose 5. Nëse partitë e reja dhe të vogla sigurojnë mandate besoj se janë në rrugë të mbarë që të krijojnë një grup parlamentar në një të ardhme’, tha ai.
Ai u ndal edhe tek zvarritja e dosjes 'Partizani'. Për Balën drejtësia e zvarrit, pasi do që të jap vendimin pas zgjedheve të 11 majit.
'Po presin që të mbarojnë zgjedhjet sa të vijë vota e fundit e diasporës me postë, atëherë mendoj se do të flas drejtësia. Kjo sështë normale, po këtu kjo gjë është shumë normale drejtësia kështu ka funksionuar. Gjyqtarët mbajnë 6 muaj një cështje peng. Për Berishën duhet ta kishin dhënë vendimin më para', tha ai.
Komente
