Procesi i numërimit të votave vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste. Për gazetarin Denis Dyrnaja, kjo ishte e pritshme pasi përballë kishte Berishën dhe parti që nuk prodhojnë vota.
‘Rama e ka këtë pjesën e qetësisë për të menaxhuar adrenalinën që të jep fitorja, ka mandatin e 4 në xhep. Po ideja është se çfarë do të bëjë Rama me drejtorët e korruptuar të administratës së tij, a do ta rifreskojë atë. Kjo është përgjigjia që duhet të jap Rama. Nuk jam fare i suprizuar, nga numri i mandateve deri tani, pasi ai bëri një parashkimin dhe nuk foli kot, pasi i di votat që do të marr. Ka një grup njerzish përballë, ose një grup partish që nuk prodhojnë vota.
E tallën jo kënga, jo bufi, po ai e ka gjetur çelësin se si ta trajojë këtë opozitë. Askush se ka votuar për BE-në se s’është në dorën e Ramës kjo se për 5 vite mund të ndodhin gjëra të mëdha që mund të përmbysin rendin botëror, jo më negociatat e Shqipërinë. Për mua kjo ishte votë refuzuese për Berishën dhe për ata që ai ka rreth vetes së tij. Fitorja më e madhe e Ramës në politikë ka qenë Berisha, ekzistenca e tij’, tha ai.
Ai tha se nëse Partia Demokratike do të humb, Berisha duhet që të largohet nga drejtimi i PD.
‘Demokratët patën dy fitore, rikthimin e Berishës entuziazmin që krijoi në Korçë Vrenozi dhe u duke se ishte fitorja e PD, po të isha unë sot Berisha kisha një fjali për demokratët koha ime ka mbaruar dhe të largohet. Për mua nëse e duan atë parti duhet që të japin dorëheqjen pa e marr fare mandatin e deputetit. Alimehmeti, Tabaku dhe Murrizi janë më të votuarit, pra njerzit që afektohen nga publiku janë më të votuar, Murrizi ka qenë i vërtetë me demokartët dhe ja ka thënë në sy kritikat edhe vet Berishës’, tha ai.
Një koment e pati edhe këshilltarin elektoral të PD Chris LaCivita. Ai tha se marrja e tij ka qenë gabim i Berishës, pasi nuk e njihte situatën politike në Shqipëri.
‘Marrja e Chris LaCivita ishte një gafë sepse se ai njeh ambientin poltikë shqiptar, që s’ka lidhje me konceptin e bërjes së politikës në Amerikë. Ai erdhi i vuri një kapele alla Trump, i mori lekët dhe iku. Zgjedhja e Berishës për ta marr atë si këshilltar ishte gabim i Berishës ose LaCivita e neglizhoi situatën’, tha ai.
Komente
