Mjeku Tritan Kalo shprehet se ka ardhur koha për hapjen graduale të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kalo ka folur lidhur me dy momente të cilat ishin të rrezikshme sa i përket përhapjes së COVID-19, zgjedhjeve e 25 prillit dhe festimi i Bajramit më 13 maj, por megjithatë rastet pozitive nuk u rritën
Ai shprehet se dy faktor që kanë parandaluar rritjen e rasteve pavarësisht 2 momenteve të vështira siç i quajti mjeku, janë kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19.
Megjithëse se situata epidemiologjike duket mjaft e përmirësuar, Kalo i ka vënë theksin kujdesit që duhet të vazhdojnë të bëjnë qytetarët dhe zbatimin e masave anti-COVID.