Sali Berisha edhe kur satirizon dhe bën ironi, i huazon idetë dhe arrin deri tek manipulimi dhe fotomontazhi. Kështu veproi sot pas fushatës hapëse të Partisë Socialiste, ku retushoi një fotomontazh të publikuar nga dikush tjetër në rrjet. Në foton e publikuar në rrjet, mbi 12 yjet e BE-së janë vendosur portrete të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve socialistë, të arrestuar apo akuzuar dhe dënuar. Por, Berisha e ka retushuar (si dikur sigurimi) dhe ka zëvendësuar Arben Ahmetajn me Safet Bajrin, i njohur edhe si i forti i Shkodrës.
Berisha e ka ‘vjedhur’ idenë dhe retushuar më tej, duke ‘ngrënë’ yllin e Ahmetajt, që tani duket se e konsideron ‘aleat’ të PD-së. Foto origjinale ka si yllin e 12-të pikërisht ish-zyrtarin e lartë socialist në arrati dhe të kërkuar nga SPAK për dosjen e inceneratorëve, por Berisha e ka hequr dhe në vend të tij ka vendosur Safet Bajrin, i akuzuar dhe arrestuar si kreu i organizatës kriminale të Shkodrës.
Personazhet e tjerë nuk i ka lëvizur, duke e shoqëruar edhe me nënshkrimin në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook:
“Yjet ‘europiane”.
Dhe në mes, një “mi”, që sipas postimit në llogarinë personale të rrjetit social Faebook, personifikon kreun e mazhorancës, Edi Rama, duke marrë shkas edhe nga video-postimi i konsulentit të fushatës së PD, Chris LaCivita, me ‘bufi dhe miu’.
Por mesa duket, kreu i PD ka harruar se edhe vetë jo vetëm që është shpallur dy herë 'non grata' nga Britania e Madhe e SHBA-të, por gjithashtu i akuzuar dhe i pandehur për korrupsion nga SPAK, për aferën e dosjes "Partizani".
Në yje ai ka vendosur respektivisht fotot e: Ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kreut të organizatës kriminale në Shkodër, Safet Bajrit, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjicit, i Lushnjës, Fatos Tushe, ish-deputeti i Durrësit Ergys Çyrbja, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit Alqi Bllako, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, deputetit Plarent Ndreca dhe ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.
Foto e postuar në rrjet ku bëhet satirë
Postimi i Sali Berishës në Facebook, ku retushon Ahmetaj
Komente
