Zv.Ndihmës Sekretarit amerikan, Matthew Palmer

Kronikë

Zgjedhjet e 25 prillit dhe Reforma në Drejtësi, Palmer takime virtuale me Metën, Ramën dhe Bashën

6 Prill 2021, 12:30| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:27

  • Share

TIRANË- Ecuria e Reformës në Drejtësi dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit do të jenë temë e bisedës mes zv.Ndihmës Sekretarit amerikan, Matthew Palmer dhe liderëve të politikës shqiptare. Ambasada e SHBA njofton se Palmer do zhvillojë biseda online me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me 'kampionë' të Reformës në Drejtësi.

"Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA", shkruan Ambasada. 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përçuar herë pas here mesazhe të forta drejtuar politikës shqiptare lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ku ka bërë me dije SHBA-ja ka pritshmëri të larta, duke thënë se do të marrin masa kundër çdo kujt që do të nxisë ose tolerojë dhunën në zgjedhjet e 25 prillit.  Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje dhe për çdo parregullësi që do të ketë në ditën e votimit, por jo vetëm që vijnë nga partitë politike, dhe sipas tyre përgjegjësinë e plotë do ta kenë drejtuesit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?