Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet/ Diaspora edhe 26 ditë regjistrim, 125 mijë aplikime! Miratohen 97 mijë kërkesa, refuzohen 28 mijë emigrantë

6 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:35

  • Share

Kur kanë mbetur edhe 26 ditë deri në përfundimin e afatit të regjistrimit, rreth 125 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave nga Komisioni qendror i zgjedhjeve, gati 97 mijë prej tyre u është miratuar kërkesa dhe rreth 28 mijë të tjerëve u është refuzuar për shkak të gabimeve në adresa.

Shumica e kërkesave vijojnë të jenë nga Italia, pasuar nga Greqia e Gjermania. Më pak kërkesa për regjistrim ka nga Armenia, Ukraina etj. me nga vetëm 1 aplikim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?