Politikë

Zgjedhjet/ Diaspora edhe 5 ditë kohë për regjistrim, 238 mijë aplikime, miratohen 192 mijë

27 Shkurt, 14:04| Përditesimi: 27 Shkurt, 14:08

  • Share

KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.

Deri më tani kanë aplikuar afro 238 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 192 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.

Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.

Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tabela me regjistrime sipas qarqeve
Tiranë   40,240 ose 20.8%
Fier       25,135 ose 13.0%
Durrës  19,972 ose 10.3%
Elbasan  19,844 ose 10.3%
Korçë     17,188 ose 8.9%
Vlorë     15,632 ose 8.1%
Berat     13,286 ose 6.9%
Shkodër  13,186 ose 6.8%
Lezhë      11,096 ose 5.7%
Dibër       7,362 ose 3.8%
Gjirokastër   7,016 ose 3.6%
Kukës            3,141 ose 1.6%

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?