Zgjedhjet Dibër/ Uka: Balluku përgatiti farsën e 14 majit

12 Korrik 2023, 19:55| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 20:08

  • Share

Për opozitarët, humbja në zgjedhjet e 14 majit në Dibër, erdhi si pasojë e një skeme të mirfilltë të manipulimit elektoral, ideatorja e të cilës për ta, është Belinda Balluku.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka thotë se Balluku angazhoi stafin ministrisë në zgjedhjet e Dibrës.

“Punonjës të administratës qendrore kanë pasur të varur një kartë hyrje pra për të hyrë në qendrat e votimit me mbishkrimin e OSBE-së. Ata nuk kanë qenë punonjës të autorizuar, vëzhgues të OSBE-së. Bëhet fjalë për një OJQ që i ka lëshuar ata", tha Uka.

Në raportin përfundimtar të analizës së humbjes, Uka thotë se edhe bashkia dha ndihma ekonomike për të përfituar vota, ndërsa nuk mungoi as asfalti elektoral.

"Do t’i takojë organeve të drejtësisë për të verifikuar nga të dhënat e sistemit TIMS ku kanë qenë familjet përfituese që bashkia Dibër i ka trajtuar me ndihmë ekonomikë. Në një intervistë për Report Tv para zgjedhjeve kam paralajmëruar se çfarë kishin marrë përsipër punonjësit e bashkisë, ku 914 vetë kanë marrë përsipër deri në 15 votues të rangut familjar apo marrëdhënie shoqërore duhet t’i merrnin përsipër që në ditën e votimit të votonin kandidatin e PS duke patronazhuar, duke monitoruar dhe e kanë pasur me orare edhe paraqitjen në QV-të.Uka u rendit i dyti në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Dibrës, duke marrë 6577 vota", tha Uka.

Përballë tij, fitues u rikonfirmua kryebashkiaku Rrahim Spahiu me 16 319 vota.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?