Politikë

Zgjedhjet/ Asllan Dogjani në ‘Repolitix’: Vendi në mjerim, administrata nën presion, Rama kontrollon çdo gjë! Aga: PS ka fituar zgjedhjet sepse vidhen votat

30 Prill, 22:50| Përditesimi: 1 Maj, 07:03

  • Share

Fushata elektorale ka hyrë në 10 ditëshin e fundit, ndërsa partitë politike në vend vijojnë takimet në qarqet e vendit.

Për fushatën u diskutua edhe ditën e sotme në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, ku kandidati i PD Asllan Dogjani, tha se nga takimet që është duke zhvilluar në terren problemi kryesor që ka hasur është varfëria.

Ai tha se shumica e familjeve shqiptare po përballen me një situatë të rëndë ekonomike.

‘Shumica e familjeve shqiptare janë në mjerim. Të rinjtë që janë larguar për shkak të pamundësisë për të gjetur një vend pune, nëna që janë me fëmijë jetim dhe me fëmijë me aftësi të kufizuar nuk marrin mbështetje nga shteti. Varfëria nuk ka ku shkon më, kemi një kryeministër që flet shqip dhe nuk është shqiptar, atë që ai po i bënë vendit nuk ja ka bërë pushtuesi’, tha ai.

Dogjani tha se qeveria në këto vite qeverisje vetëm ka vjedhur. Ai hodhi akuza ndaj Edi Ramës se kontrollon çdo gjë në vend. 

‘Administrata është nën presion dhe i shtypin në kohë zgjedhjesh. Janë vjedhur lekë në shëndetësi. Tirana është bërë si një burg vetëm ndërto pallate, nuk ka as kënde sportive as stol. 130 mln euro për inceneratorin u vodhën. Edi Rama duhet shpall armik për atë që i ka bërë popullit. Rama vetëm vjedh dhe ka disa ministra në burg, njeri që kontrollon çdo gjë, duke ja dhënë paratë e shqiptarëve 4 ose 5 vetave. Ca risie mund të sjell më ai’, tha ai.

Kandidati i PD Ethem Aga, tha se problemi kryesor që ka vendi sot është shpopullimi. Ai tha se PS ka fituar zgjedhjet, pasi votat vidhen.

‘Ka javë që bëjë fushatë në Tiranë. Largimi i shqiptarëve se ka bërë PD por PD, janë larguar shumë shqiptarë. Unë jam një prej tyre, jam larguar në 1990 kur ishte regjimi komunist dhe jam rikthyer që të jap shpresë. Jam në listën e hapur të PD në qarkun Tiranës. Unë shoh gjatë fushatës një fshat të braktisur, bujqësia e braktisur, pa ujë, pa drita pa kanalizime, shumë pak larg qendrës së Tiranës. PS fiton sepse i vjedh votat. I keni pare 130 mln euro inceneratori dhe nuk ka incenerator’, tha ai.

Analisti Endri Tafani tha se problemi i opozitës është fakti që shumica e qytetarëve kanë humbur besimin tek Sali Berisha.

‘Edhe PS kështu erdhi në pushtet tha do të hap vende pune, dhe pastaj opozita ja kujtoi dhe t’ja kujtosh prap tani nuk është se bënë ndonjë gjë ndryshe. Njerëzit kanë nevojë që të krijohet besimi dhe opozitën po e dëmton fakti që shumica e shqiptarëve se duan Berishën dhe sado të bukur ta bësh programin e kanë ndarë mendjen, sepse këtu më tepër votojnë kundër Berishës edhe pse se duan Ramën. Qeveria pse duhet që të jap dorëheqjen, kur edhe në kohën që ka qenë PD ka pasur skandale dhe nuk jep dorëheqjen dhe njerëzit se duan Berishën’, tha ai.  

Ora 23:01
Asllan Dogjani: Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur, duhet që t'i jepet frymë biznesit, është në mjerim

 

Asllan Dogjani, kandidat i Partisë Demokratike, deklaroi se Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur nga keqqeverisja. Ai tha se biznesi është sot në një gjendje të vështirë dha ka ndevojë për mbështetje të qeverisë.

‘Shqipëria nuk është e varfër por është e vjedhur. Duhet që ti jepet frymë biznesit sepse është në mjerim, do të ulim çmimin e karburantit një litër karburantë në SHBA është më lirë se këtu. Unë kam punuar në jug, dhe i dua shumë Gjirokastritët, vlonjatët, kurse ky për shkak të karriges së tij na diskriminon dhe thotë burrat çyruk, ata burra që punojnë natë e ditë që të rrisnin fëmijët e tyre. Ky e ka kuptuar që është i ikur sepse dhe njerëzit e tij nuk e durojnë dot më’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?