TIRANË- Ministria e Brendshme ka informuar KQZ se në zgjedhjet e 11 majit, 114 642 zgjedhës do të votojnë për herë të parë. Shifrat jepen në një shkresë të dërguar një ditë më parë në KQZ, dhe bëhet fjalë për 114 642 votues për herë të parë, brenda territorit shqiptar, por edhe në diasporë.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka njoftuar KQZ po ashtu se në total janë 152.175 votues pa kartë apo pasaportë biometrike, që rrezikojnë të digjen dhe mos të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Edhe kjo shifër llogaritet si brenda territorit shqiptar, edhe jashtë tij. Dokumenti biometrik është i nevojshëm në mënyrë që çdo votues të identifikohet në mënyrë elektronike para se të hedhë votën në kuti.
Në total, brenda dhe jashtë vendin në zgjedhjet e 11 majit të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë.
Komente
