Adriatik Lapaj, kreu i koalicionit 'Nisma Shqipëria bëhet'

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua Shqipëri! Në mbetë veç një, unë do të jem ai

16 Maj, 19:46| Përditesimi: 16 Maj, 19:50

  • Share

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. 

Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij.   

“Të dua Shqipëri!

1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!

-Viktor Hygo”, shkruan Lapaj.

Nga rezultatet e deritanishme Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4% të votave të elektoratit, por ka siguruar vetëm një mandat përkundër Tom Doshit që ka fituar 3 mandate me vetëm 3% të votave, apo Agron Shehajt që ka siguruar dy mandate me po 3 % të votave. 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 17/05/2025 09:04

    Ju,e dinit formulën dhe mos harroni se jeni një koalicion.

    Përgjigju
  • Endri: 16/05/2025 20:11

    Shko mor paterice e Salehut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?