Videot e shkurtra dhe që kishin incidente lidhur me zgjedhjet e 11 majit ishin më të klikuarat, sipas drejtorit të 'Acromax Media' Aldor Nini.
I ftuar ditën e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Nini teksa tregoi edhe statistikat tha se Report Tv ishte media e dytë më e ndjekur në Youtube dhe më i ndjekuri nga televizionet informative.
Nini tha se për videot e zgjedhjeve, klikime të shumta ka pasur nga shqiptarët që jetojnë në diasporë.
‘Ne kemi matur se sa orë është parë një video dhe jo me klikimet, sepse shikueshmëria është më e rëndësishme sesa klikimet. Më shumë të klikuara si video janë incidentet gjatë zgjedhjeve dhe videot lidhur me Berishës pas zgjedhjeve, a do të jap ose jo dorëheqjen. Videot e shkurta që kanë një temë terheqëse kanë më shumë klikime. Është një miks sepse në rastin e zgjedheve ka pasur shumë interes edhe nga jashtë për të parë se si po ecin zgjedhjet’, tha ai.
Lidhur me shpenizmet që kanë bërë partitë në Facebook, por edhe individët për fushatën elektorale, Nini bëri një renditje ku në vend të parë është PS.
‘Facebook ka qenë në nga platformat më të përdora në fushatë. PS si parti ka paguar më shumë 55 mijë dollarë, PD 47 mijë dollarë dhe këtu përfshihen edhe individët. Basha 36 mijë dollarë. Mundësia 24 mijë dollarë si parti dhe PL 3 mijë dollarë. Nga individët i pari është Agron Shehaj, pastaj është Grigels Muçollari që ka shpenzuar 9 mijë dollarë, Belind Këlliçi 8 mijë dollarë dhe Basha me 6 mijë dollarë’, tha ai.
I pyetur se sa kushton një klikim, ai tha se kjo varet nga disa faktor si gjatësia e videos dhe reklamat që janë shfaqur gjatë videos.
‘1 klikim mund të ketë një vlerë prej 1 dollarë dhe 20 mijë dollarë në varësi të gjatësisë sa gjatë ka ngelur personi në atë video dhe sa reklama janë treguar gjatë kohës që është parë. Nëse vjen klikimi nga jashtë është më e lartë, përshembull nga Gjermania me 1 milionë klikime mund të gjenerohen shifra marramendese. Edhe titujt janë mënyrë që të tërheqin një klikim dhe këto janë më të larta se ato që janë pshm edicioni informativ. Youtube ka filluar që të penalizojë videot që në titull jepet informacion që nuk është në video, pra i bëjnë për të tërhequr shikues’, tha ai.
Komente
