TIRANË - Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ ishte sot në Report Tv, ku foli për përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit. Djathtas 1912 është regjistruar si koalicion në KQZ për këto zgjedhje së bashku edhe me deputetë si Dashamir Shehi apo Arbi Agalliu.
Për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’, deputeti theksoi se ftesa për koalicion është e hapur për këdo edhe për Bashën.
'Ne të Djathtas 1912, drejtimin tonë e kemi kolegjial si shenjë tolerance. Dhe si përfaqësues i koalicioni kemi Shehin, jep garanci, një figurë e paqtë figurë e pjekur. Pjesa tjetër është teknikalitet. Numri apo sasi e kandidaturave është 140, ne garojmë me lista të hapura përkundër rregullave të Ramës dhe Berishës. Kemi vendosur të mos garojmë me rregulla të imponuara, por me rregulla që duan shqiptarët. Do pranojmë me kënaqësi verdiktin e tyre. Sot ishte hapi i parë. Edhe Bindja Demokratike është shkrirë me ne. Kjo është e hapur për individë dhe pjesë të shoqërisë civile. Sistemi i vjetër politik anti SPAK, të gjithë ata që nuk i lidh asgjë me mitingjet para SPAK, kanë vendin e tyre në një koalicion.'
Djathtas 1912 do futet në zgjedhje me lista të hapura ashtu siç duan shqiptarët thotë Alibeaj.
'Kemi qenë të parët me Shehin që në shtator krijuam grupin politik parlamentar të deputetëve. Besoj se kushdo që ka qenë i sinqertë me këtë betejë apo qëndrim, nuk duhet të ketë dyshim për tu pozicionuar krah shqiptarëve dhe krah drejtësisë. Por dhe që pranon listat e hapura. Nuk duhet të ketë frikë askush të përballet me qytetarët shqiptarë. Bisedime ka patur shumë, nuk fsheh asgjë.'
'Nuk do doja ta quaj, ta lidh me emra individualë. Nuk bëhet fjalë për një apo 5 emra që mund të bëhen bashkë, nuk bëjnë shumicë. Shumica janë ato qytetarë që janë shumicë dërrmuese dhe që duan drejtësi dhe raporte të shëndosha me perëndimin. Me të gjithë kemi pasur diskutime.'
Alibeaj ngre edhe shqetësimin lidhur me afrimin e partive kryesore në diasporë.
'Interes publik që kjo qeveri, Edi Rama më 12 maj të mos gdhihet shumicë. Kjo do bëjë bashkë shumë shtresa sociale. Gjë e mirë që edhe pjesa shqiptarëve e dëbuar kanë të drejtë vote. Nuk më vjen erë e mirë ajo që po ndodh me ushtritë elektorale dhe patronazhistët në diasporë.'
Megjithatë, shpresa e Alibeaj është SPAK që tashmë ka marrë në dorë dhe krimet zgjedhore.
'Nga momenti që SPAK nxori strategjinë e vetë kundër krimit zgjedhor. Do shpërndahen në gjithë territorin me grupe pune dhe bashkë me grupin e BKH, do jenë në qendrat e numërimit, unë jam i qetë. Nuk ka mundësi as teorike, çdo votë është e rinumërueshme. Do jenë prezent aty dhe hetues të BKH. Do vijë një moment që zgjedhjet të konsiderohen proces i qytetëruar. Kur nuk futen më gangsterë me armë në palestrat e numërimit. Jam i qetë me këto masa që janë marrë.'
Alibeaj shprehet se është e pamundur që të shkrihet SPAK siç pretendon Berisha, ndërsa për këtë të fundit thotë se e sulmon Prokurorinë e Posaçme pasi ka frikë.
'Si mund të thuash do shkrij një sistem drejtësie? Që nuk ka asnjë mundësi teorike për të zhbërë kushtetutën, veçse nëse bëhen bashkë votat e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Edhe nëse BE dhe SHBA të heqin dorë nga zhvillimet institucionale në Shqipëri. BE këtu është promotori më i madhe që ky vend të shkojë në BE. Ka një nxitim nga BE për të hapur kapitujt. Zero mundësi ka të shkrihet. SPAK po luftohet nga dy grupimet e vjetra. Tregon se është shenjë e mirë, se është i paanshëm.'
Ndërsa pretendimet e opozitës që tani do vijë në pushtet, sepse ka ardhur Trump, për Alibeajn janë psikozë ballkanike.
'Psikozë ballkanike, primitive, se po u bënë ndryshime diku tjetër do fitojë pala këtu. Raportet e shqiptarëve janë me SHBA. E gjithë fushata në SHBA, pati në fund një pyetje bërë dy kandidatëve, cili do ishte qëndrimi i tyre ndaj Ballkanit. Përgjigjet ishin si pika uji. Drejtësia dhe shteti i së drejtës dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.'
Sa i takon primareve në PS, Alibeaj thotë se kushdo që zhgënjehet derën e ka të hapur te 'Djathtas 1912'.
Komente
