Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i vëzhguesve OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR, më 1 prill takime te Ministria e Jashtme dhe KQZ

18 Mars, 11:52| Përditesimi: 18 Mars, 11:58

  • Share

Më pak se dy muaj nga zgjedhjet Parlamentare të 11 majit, ndërkombëtarët zgjedhin edhe kreun e grupit të vëzhguesve.

Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se më datë 1 Prill, Zannier do të mbajë edhe takime në Ministrinë e Jashtme dhe KQZ.

Për të vijuar më tej me agjendën e grupit të monitorimit dhe ndjekjen e problematikave, që në fund do të përmbyllen me një raport ndërkombëtar pas mbarimit të zgjedhjeve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?