Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu

28 Mars, 18:20| Përditesimi: 28 Mars, 18:50

  • Share

Sekretari për diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj, ka komentuar kandidimin e kreut të PL Ilir Meta në listën e hapur të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Jakaj tha se Meta doli vet në listë të hapur, pasi është kundër listave të mbyllura. 

Sipas tij, kreu i PL ka mbështetje dhe do të marr vota edhe pse është në burg. 

‘Meta është ndër personalitet politike, ndër më të votuarit në PL për koherencën që ka pasur. Faktet flasin vet prej 34 vitesh është më i votuari në Shqipëri dhe është mbështetur masivisht. Meta vet ka qenë kundër listave të mbyllura, ai prandaj doli në listë të hapur edhe pse është është në izolim. Ne jemi në një koalicion të gjerë dhe drejtuesit janë të penalizuar, Berisha është nën hetim, u mbajt  nën arrest shtëpie, Meta i marr peng dhe i izoluar dhe i gjithë ky panik që ka rilindja do të kthehet në votë masive për opozitën’, tha ai.

I pyetur se nëse Meta do të jap dorëheqjen nëse nuk merr mandatin në Tiranë, Jakaj u shpreh se kreu i PL e ka të sigurt mandatin.

‘Mandati i Metës është i sigurt në Tiranë, por edhe disa mandate të tjera në lista të hapura. Ne synojmë që të kapim 20 mandate në listë të hapur në Tiranë. Metën do ta votojnë edhe demokratë që i japin rëndësinë e duhur demokracisë në vend. Meta është i marr peng dhe i izoluar ca prove prish ai, mblidh provat dhe dënoje, por s’mund ta marrësh peng në mes të rrugës, pasi ai është kryetari i një partie', tha ai.

Sa i përket deklaratave të Berishës se do të shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, ai tha se do tëketë reformim dhe jo shkrirje.

‘SPAK nuk do shkrihet por do të reformohet. Berisha nuk ka thënë që do të shkrihet, por do të ketë një reformim. PL nuk jep votë për shkrirjen e SPAK’, tha ai.

Teksa u ndal tek kthimi i ekspertëve amerikan në SPAK, ai tha se kjo është diçka normale.

‘Ardhja dhe largimi është punë e përhershme e tyre, pra që të asistojnë në SPAK. Po këtu ka gjyqtarë të dhe prokuror të ndershëm dhe ka edhe nga ata që janë bërë ushtar të partisë në pushtet për të dëmtuar fushatën e opozitës. Ju e shihni retorikën e kryeministri që thotë i dhamë shpatën drejtësisë që të godas dhe asnjë zyrtarë socialist i lartë nuk është goditur pa urdhrin e Ramës. Po drejtësia bënë veprime selektive’, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Anri Bala i pyetur nëse Meta duhet të jap dorëheqjen nëse nuk merr mandatin, ai tha se kjo i takon vet Metës. Ai tha se kandidimi i Metës në këtë zgjedhje është edhe për të dal nga arresti me burg.

‘Ajo i takon atij dhe anëtarësisë. Por në 2021 PD nuk ka favorizoi, a mund të ekzistojë për të njëjtën arsye sepse politika s’ka moral që Berisha me Ramën të bëjnë një pakt dhe PL të ketë rrjedhje votash. Kandidimi i Metës është edhe për të dal nga arresti me burg dhe të jetë deputet i parlamentit. Përveç Berishës në PD nuk ka ndonjë dashuri të madhe për Metën, i vetmi që e ka mbajtur Metën afër është Berisha’, tha ai.

Bala tha se fushata e PL përqendrohet tek fushata e Metës në burg. Sipas tij, Meta del dobët në çdo sondazh.

‘Kandidimi i tij nga qelia në listë të hapur është një kosto e madhe për të, sepse përpos luftës që ka me drejtësinë, ai është i vetmi opozitar që është brenda në qeli. Berisha ishte në arrest shtëpi dhe tani është në gjendje të lirë. Unë besoj se Meta diçka di për partinë e tij dhe e di se sa numra ka. Ata të vetët ai i ka. Si i ka Berisha. Por më shumë fushata e PL përqendrohet tek fushata e Metës në burg. Ne nuk kemi gjë kundër Metës por ka një perceptim publik pavarsisht se ai ka votuesit e tij, ai përcaktohet si politikani më i urryer në Shqipëri’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?