Mbledhja në KQZ

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

29 Mars, 19:20| Përditesimi: 29 Mars, 19:23

  • Share

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, më 29 Mars, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, që plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar  në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

Vendet e numërimit të votave janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

"Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin nr. 285, datë 18.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë. Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara:

1.       fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor;

2.       materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces;

3.       procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë;

4.       personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces;

5.       detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së  dokumentacionit zgjedhor;

6.       trajnimi i nevojshëm;

7.       organizimi i ambientit të punës;

8.       organizimi i turneve dhe punonjësve.

Reruar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfave me dokumenetacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.", thuhet në njoftim. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?