Ilirjan Celibashi

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve! Vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve

10 Shkurt, 11:19| Përditesimi: 10 Shkurt, 11:28

  • Share

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale Celibashi shprehet se bashkitë duhet të marrin masa për zbatimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i kryer nga KQZ në disa bashki, Celibashi nënvizon se janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve, teksa po ashtu ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

Njoftim Për Bashkitë nga KQZ:

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.

Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.

Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:

Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?