TIRANË - Deputeti opozitar Dashamir Shehi foli në ‘Studio Live’ lidhur me mundësitë e LZHK-së që drejton për koalicione për zgjedhjet e 11 majit. Shehi thekson për Arbër Hitajn se shpreson për një koalicion sa më të gjerë.
'Po ta shikojmë. Ishalla mbërrin ta bëjmë sa më të gjerë koalicionin. Po nuk e mbërritëm me këto 2-3 parti parlamentare. Me listë të hapur. Ajo që e lidh koalicionin është lista e hapur. Iu jep mundësi njerëzve të ruajnë identitetin partiak dhe ruajnë dhe autonominë. Gjykoj që partitë opozitare nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në program. Programi është si do mundim qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën. Pastaj kanë dhe diferenca, le ti ruajnë. Kjo është aleancë pluraliste. Moralin e ka te lista e hapur. Është dhe pragmatiste se thjeshton hartën politike të Shqipërisë. Ky është shtegu nëse duam të hapim një front të ri politik. Nuk ka shumë rrugë përveç bashkëpunimit.'
Më tej, Shehi flet edhe për Berishën dhe se arsyeja e ndarjes me të janë jo thjesht për non-gratën.
'Personalisht gjykoj se Berisha ka përgjegjësitë e veta, non-grata është historia personale e tij. Mendoj se është provuar 3 herë, nuk mendoj se do sjellë gjë të re. Opozita shqiptare duhet të hapë një rrugë të re. Po mundohemi, nuk e di deri ku do mbërrijmë. Një bërthamë e kemi. Nëse na bashkohen edhe partitë e reja do jetë edhe më mirë. Mund të kenë paragjykimet e veta. I jap një sugjerim, të bashkohen me njëri-tjetrin. vetëm kështu do dalin si 2 apo 3 opozita. Se po dolëm 6 opozita, ça kuptimi ka? Nuk prodhohet sinergji politike. Kjo është mendimi im.'
Sa i përket rikthimi të Trump, Shehi nënvizon se politika amerikane nuk do ndryshoj lidhur me Shqipërinë.
'Varet si e interpretojnë historinë e trumpizmit. Mendoj se politika amerikane nuk do ndryshoj. Ata kanë bllokuar ca fonde. por nuk po bëhet për Shqipërinë. Shqipëria është një pikë uji. Mbështetja është më shumë morale. Pasi të kontrollohen fondet do rihapen, sidomos për këto çikërrimat këtu në Shqipëri. Do më pëlqente që fondet për SPAK të vazhdonin për mbështetjen morale që kishin.'
Për diasporën, Shehi shprehet se duhen lënë të qetë nga politika e Tiranës të votojnë të lirë, dhe të nxiten konflikte politike edhe atje.
'Duhet shtuar një pikë e ligjit që partitë të mos u lejohet të bëjnë propagandë atje. Votimi i emigrantëve do jetë vetëm një zgjatim i votimit shqiptar. Duhet të jenë të qetë, të lirë. Ne duhet të marrim prej atyre këtë votim të lirë. Do transferojmë edhe sherret tona atje.'
Po pse mor zot me Dash jahun i dopjo mer jahu do vazhdoi politika e qelbur shqiptare ? ? ? Po ku ēshtē rinia mor zot a ska rini Shqipria ? ? ?
Përgjigju