TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili me një lëvizje të minutave të fundit përpara se të dorëzoheshin listat e kandidatëve për deputet iu bashkua koalicionit të Adriatik Lapajt, është tërhequr ditën e sotme.
Nisma 'Shqipëria Bëhet” e ka çrregjisstruar deptuetin Sula, i cili renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.
Dakordësia për të garuar nën logon e tyre u arrit vetëm pas pakënaqësisë që Sula pati me Sali Berishën për pozicionin e tij në lista.
Lidhur me tërheqjen e Sulës, ka ardhur dhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj.
“Ka qenë proces. Janë të shumtë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë në listat tona e me të cilët kemi diskutuar si qytetar, por që nuk janë finalizuar për arsye të ndryshme që nisin nga formula e Kodit Zgjedhor e deri te vendimet e strukturave tona që janë të paevitueshme në finale”, tha drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj për Report TV.
Po ashtu, për Report Tv, përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i 'Nismës Thurje', Pano Soko, nën logon e të cilit do të përfaqësohej Sula thotë se nuk është gjetur dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët.
Deputeti Dashnor Sula është tërhequr ditën e sotme nga koalicioni 'Shqipëria Bëhet”, ku renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.
Lidhur me këtë tërheqje të tij, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit Adriatik Lapaj, ku në një bashkëbisedim me qytetarët live në Facebook, ai u shpreh se me deputetin nuk u ra dakord.
‘Për zotin Dash Sula kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008 dhe në atë kohë ka qenë edhe deputet i mazhorancës, ka votuar pro reformës në drejtësi dhe e ka mbrojtur atë dhe kundër mbylljes së listave në votimin e fundit që këta bënë. Ne kemi bërë thirrje që s'mund të jemi të mbyllur ndaj kujdo që ka pasur një bindje të caktuar poltike më parë. Ne kemi thënë që s'do të bashkëpunojmë me ata që kanë marr vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve.
Ideja për të bashkëpunuar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, ne jemi një lëvizje që i marrim vendimet duke folur me anëtarësinë dhe për shkak të mosdakordësive ne do të shkojmë në zgjedhje pa Das Sulën. Nuk jemi në këtë rrugë për të zhgënyer asnjë por për të bërë më të mirën për vendin tonë’, tha ai.
Komente
