Politikë

OSBE ‘armatos’ SPAK me pajisje kundër krimeve zgjedhore: Jo ndërhyrje më 11 maj! Dumani: I zbardhim në kohë

9 Prill, 11:23| Përditesimi: 9 Prill, 15:11

  • Share

TIRANË- Dy ditë përpara se në vend të çelet zyrtarisht fushata zgjedhore, në SPAK zbarkoi një përfaqësi e OSBE-së.  Prezenca dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pajisjet – 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë – do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë.

Ceremonia e dhurimit u krye në mjediset e SPAK-ut, teksa kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, theksuan rëndësinë e mekanizmave të fortë institucionalë për mbrojtjen e proceseve zgjedhore.

“Sot nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet – ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve që kontribuojnë në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Dua të përgëzoj SPAK-un për nismën dhe përkushtimin për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Shpresojmë që rritja e bashkërendimit dhe veprimit nga institucionet përgjegjëse do të shkurajojnë shkelësit e mundshëm të ligjit dhe jemi të bindur se puna juaj do të kontribuojë në sigurimin e zgjedhjeve pa ndërhyrje të paligjshme”, tha Tarran.

“Zgjedhjet janë në themel të shtetit demokratik. Ne i shprehim mirënjohjen tonë OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme. Këto pajisje do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve në evidentimin në kohë dhe ndjekjen efektive të krimeve zgjedhore”, tha Dumani.

Dhurimi i pajisjeve u bë i mundur si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.

KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë bashkuar fuqitë në këto zgjedhje për të luftuar krimin elektoral, duke u kujdesur të faktojnë me prova në kohë reale shkeljet. Grupet në terren do të mbulojnë të 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të përbëhen nga prokurorët e SPAK-ut, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), agjentë financiarë dhe personel mbështetës. Ato do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e administratës publike dhe të infrastrukturës shtetërore, si edhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Postopojes: 09/04/2025 17:35

    Pyete pak a kena miq Tek burgu ne fushen e postopojes , mos Kane pru aty safet e behar bajrin afer

    Përgjigju
  • E DREJTA: 09/04/2025 14:08

    DUMDUMANI PER MUA ESHTE I SHITUR TEK FAMILJA BANDITE BERISHA-KARAXHIXH....FAKTI QE KESAJ FAMILJE NUK I HYN ASGJE NE KEMBE E TREGON , PRANDAJ 0 PERQIND BESIM ME KETE LLOJ SPAKU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?