Foto ilustruese

Politikë

Dorëzohen në KQZ 3 koalicione, Berisha bashkohet me Metën dhe 24 parti të tjera në zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi bashkë, si Lapaj e Shabani me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’!

3 Mars, 21:18| Përditesimi: 4 Mars, 08:25

  • Share

Pak minuta para mesnatës, afati i fundit për të paraqitur regjistrimin për koalicionet në KQZ, Partia Demokratike e Sali Berishës deklaroi koalicionet e saj bashkë me Partinë e Lirisë së Ilir Metës dhe 24 forca politike të tjera. Koalicioni i Berishës quhet Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas marrëveshjes PL e Ilir Metës do të marrë 4 deputetë në lista të sigurta, ndërsa nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu çamët dhe grekët bashkohen rreth Berishës i cili ka lënë në këtë mënyrë 8 mandate të sigurta për aleatët.

Partia Socialiste ka vendosur përfundimisht të garojë e vetme pa asnjë koalicion, ashtu si PSD, Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe partia e re e Lulzim Bashës. Sipas gazetares së Report TV Esiona Konomi, përfundimisht 31 parti garojnë në 3 koalicione, ndërsa 22 të tjera do të garojnë të vetme.

Gjatë ditës së sotme u dorëzua gjithashtu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesa e parë për koalicionet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Është grupimi ‘Djathtas 1912' i Enkelejd Alibeajt dhe LZHK-së së Dashamir Shehit ai që i është drejtuar sot KQZ-së me kërkesën për regjistrim disa orë para se të përfundojë ky afat.

Koalicioni është emërtuar “Djathtas për Zhvillim”, duke shkrirë dy siglat e partive në fjalë, për një mision zgjedhor dhe politik.

Ky koalicion do përbëhet nga këto dy parti dhe sigla e përfaqësimit të saj do të jetë “DZH”. Në shkresën e dorëzuar renditen edhe synimet politike dhe zgjedhore të koalicionit.

Pak më pas dorëzoi kërkesë edhe Adriatik Lapaj, për koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet", me partinë 'Nisma Thurje' të Endri Shabanit.

Afati kushtetues për regjistrimet e koalicioneve skadoi ne mesnatë..

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
 

Ora 01:50
Nga Meta, Mediu, Idrizi e Dule tek Selami Jenisheri e Kujtim Gjuzi, cilët janë 25 aleatët e Berishës për koalicionin e ‘Shqipërisë Madhështore’! Marrin 8 mandate të sigurta

1741049786_saliberisha.webp
Partia Demokratike nuk do të ketë koalicionin më të madh që ka realizuar ndonjëherë para zgjedhjeve, megjithatë ka arritur që të fusë në një listë gjysmën e partive për zgjedhjet e 11 majit.

Në limitet kohore, rreth 20 minuta para skadimit të afatit të vendosur nga KQZ, demokratët kanë marrë edhe firmën e fundit në dokumentin prej 34 faqesh të dorëzuar pranë zyrës së Ilirjan Celibashit: atë të Shpëti Idrizit. 

Emri i koalicionit do të jetë “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në ndryshim nga emërtimi “Aleanca për Ndryshim” në 2021 dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në 2013. 

PL e Ilir Metës do të marrë 4 deputetë në lista të sigurta, ndërsa nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu çamët dhe grekët bashkohen rreth Berishës i cili ka lënë në këtë mënyrë 8 mandate të sigurta për aleatët.

Koalicioni përmban 26 parti dhe drejtues i saj do të jetë Sali Berisha. 

“Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e koalicionit, do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcakuar nga KQZ në këto zgjedhje. Në listën shumëemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti”, thuhet në marrëveshjen e depozituar në KQZ. 

Partitë përbërëse të koalicionit
PD- Sali Berisha
PL – Ilir Meta
PR- Fatmir Mediu
PDK- Nard Ndoka
PBDNJ- Vangjel Dule
PAA- Agron Duka
PKKA- Kujtim Gjuzi
PESH- Kostaq Papa
PAAK- Gjet Ndoj
PAEE- Sazan Guri
PAK- Gjovalin Shqalsi
PLDN- Nikolin Staka
PLL- Sokol Axhami
PBDSH- Ylber Valteri
POSH- Zef Shtjefni
PLDSH- Mhill Gecaj
PKDSH- Dhimitër Muslia
FRD- Sali Shehu
PBLD- Arjan Starova
PBK- Adriatik Alimadhi
PBKD- Artur Roshi
PBPPSH- Selami Jenisheri
PEISH- Rivelino Cuno
PRVSH- Muharem Doda
PAMIE- Vasil Sterjovski
PDIU- Shpëtim Idrizi

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

Ora 22:59
Zgjedhjet/ Negociatat me Idrizin mbajnë 'peng' deri në minutat e fundit koalicionin e PD me aleatët!

Shpëtim Idrizi dhe Sali Berisha

Kur mbetet rreth një orë nga përfundimi i afatit zyrtar të dorëzimit të koalicioneve, PD ende nuk ka mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit politik me aleatët. 

I vetmi që nuk është bindur ende është Shpëtim Idrizi, i cili kushtëzon pjesëmarrjen në koalicion me më shumë se 1 mandat në lista të mbyllura. PD ofron vetëm 1. Ndërkohë që është mbyllur marrëveshja me rreth 20 parti të tjera.

Aleatëve të tjerë historikë, PD i ka dhënë 7 vende në zonë të sigurt, 4 PL, 1 Mediu, 1 Dule dhe 1 PAA. Ato do të kenë kandidatë edhe në listat e hapura.

Ora 22:17
Dorëzohet një tjetër kërkesë në KQZ për koalicion zgjedhor, ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Lapaj-Shabani

1741037118_adriatiklapajendrishabani.jpg

Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe kërkesa për regjistrim si koalicion në KQZ

Një tjetër kërkesë për koalicionet zgjedhore për 11 majin është dorëzuar në KQZ.

‘Shqipëria bëhet’, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka bërë kërkesë që të jetë në një koalicion me ‘Nisma thurje’ e Endri Shabanit.

Një tjetër parti pjesë e këtij koalicioni do të jetë edhe Partia “Lidhja për të drejtat e punëtorëve shqiptarë” (PLDSH).

Ditë më parë ata deklaruan edhe bashkimin e tyre. Mësohet se emri i koalicionit është “Nisma Shqipëria bëhet”, e Adriatik Lapaj.

Teksa theksohet në kërkesë se veprimtaria garuese dhe rregullat vendosen mes vetë partive të koalicionit. Baza ligjore është Neni 64 i Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Ky koalicion është i dyti pas atij “Djathtas për Zhvillim”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xnsnsnaandn: 04/03/2025 01:06

    Ahahahah alenca per shqiperine madheshtore o sali o america great agian le nam seriozisht

    Përgjigju
    • Trpce: 04/03/2025 03:24

      26 parti ne nje koalicion? Kjo duket qe esht koalicioni i deshperimit anti Spak.

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?