Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Dy të rinj shqiptarë ndihmojnë vullnetarisht emigrantët në Pistoia të Italisë që të regjistrohen: Shqipëria ktheu sytë nga ne

3 Mars, 14:51| Përditesimi: 3 Mars, 15:23

  • Share

TIRANE- Ervis Gramshi dhe Bruno Leka janë dy shqiptarë me banim në Pistoia të Italisë, të cilët janë angazhuar vullnetarisht për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Bruno Leka është i riu shqiptar që jeton në Itali që në moshën 3-vjeçare.

“Shqipëria hapi sytë se diaspora ekziston. Jemi shumë të kënaqur për votën e diasporës”, thotë ai në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

Gramshi tregon se si vullnetarë kanë bërë detyrën e tyre por bëjnë apel që në zgjedhjet e ardhshme shteti duhet edhe që të hapë zyra dhe sjell si shembull Rumaninë.

“Ne si vullnetarë kemi bërë punën tonë, por KQZ dhe shteti shqiptar duhet që të hapin zyra. Shteti rumun bëri 3 ditë fushatë për zgjedhjet parlamentare të tyre. Nëse shteti e KQZ do të hapte zyra pjesëmarrja do të ishte më e madhe. I bëj thirrje shtetit shqiptar e KQZ herën tjetër të hapim zyra, se pjesëmarrja do të ishte më e madhe” thanë ata.

Në dy ditët e fundit të regjistrimit, Diaspora po shënon rekord aplikimesh, e kjo për opozitën është arsye që afati të shtyhet e të mos mbyllet nesër në mesnatë, por PS është kundër.

Celibashi propozon një formulë të mesme, që KQZ të mos pranojë më kërkesa të reja, por të ndihmojë përtej afatit të bëjnë aplikim të saktë, 42 mijë personat që deri më tani janë refuzuar.

Deri më tani, janë 270 mijë kërkesa nga diaspora, ku janë pranuar 218 mijë dhe janë refuzuar 42 mijë.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?