Politikë

‘Zgjedhjet e 11 Majit’/ Gonxhja për Report Tv: Është sfida e jetës time! Dua të nderoj besimin e Ramës dhe PS-së

8 Prill, 21:40| Përditesimi: 9 Prill, 10:18

  • Share

 

Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin Repolitix për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai thotë se është sfida e jetës së tij, kandidimi në këto zgjedhje dhe se do të nderojë besimin e dhënë, siç shprehet ai, nga Edi Rama, ish-profesori i dikurshëm i tij.

"Unë do doja ta përkufizoja karrierën time, që s'ka qenë një karrierë partiake apo e programuar, e një politikani që ka objektiva. Ky pozicion dhe vokacioni im që nga lëvizja studentore apo nga greva studentore, apo nga oponenca ndaj PD-së në atë periudhë ka qenë e lidhur me standardet e mia.
Sot jam në PS dhe është privilegj të jem në listën e Tiranës, por edhe që jam ministër dhe e bën më të rëndë barrën, apo për historikun që më lidh me Kryeministrin, ish-profesorin tim. Që të nderoj besimin e tij dhe të PS-së. Për mua është më shumë peshë dhe më shumë barrë. Pra, po thoni më shumë përgjegjësi dhe nuk e marr si një favor. Është sfida më e bukur e jetës time."-tha Gonxhja. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?