Kandidati i PS në listën e hapur për Tiranën, Blendi Gonxhja ka nisur numërimin mbrapsht drejt ditës kur do të vendosin shqiptarët.
Gonxhja ka postuar një takim me qytetarët në qarkun e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit.
“Vetëm 11 ditë na ndajnë nga 11 Maji dhe energjia, përkushtimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve janë tregues të qartë të një rruge drejt fitores. Një takim i këndshëm dhe plot pozitivitet, që na jep më shumë shtysë për çdo hap që na pret!”-shkroi Gonxhe.
Komento
Komente
