Foto ilustruese

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura: Dominon PS, vetëm dy emra nga PD (TABELA)

15 Maj, 18:41| Përditesimi: 15 Maj, 21:00

  • Share

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit.

Në krye të kësaj liste qëndron Blendi Gonxhja në Qarkun Tiranë, i cili ka kaluar 20 mijë vota dhe pas tij është kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Sara Mila e cila ka siguruar 18,626 vota. I treti në këtë listë është sërish një socialist, Arkend Balla, kandidat në Qarkun e Durrësit, me 18,439 vota.

Lista vijon me emra të tjerë të Partisë Socialiste, ndërsa bie në sy fakti se vetëm dy nga 10 më të votuarit i përkasin Partisë Demokratike: Jorida Tabaku me rreth 17 mijë vota dhe Ilir Alimehmeti, të dy nga Qarku i Tiranës. Megjithatë, një tjetër detaj interesant është fakti se Ilir Alimehmeti, megjithëse ka marrë mbi 15 mijë vota, nuk është pjesë e listës fituese.

K.M/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?