Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera

17 Mars, 13:21| Përditesimi: 17 Mars, 17:30

  • Share

TIRANË- Sali Berisha dhe koalicioni i tij  Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbajnë numrin 1 në fletën e votimit. Arlind Qori me Lëvizja Bashkë do të jenë në shtyllën e dytë të fletës, ndërsa numri 3 i takon partisë Atdheu.  Lulzim Basha mori numrin 4, me partinë e tij Koalicioni Euroatlantik.

Partia më e madhe, Partia Socialiste do të mbajë numrin 5, e ndjekur në shtyllën me numrin 6 nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i Adriatik Lapajt.

Numri 7 është Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi, e ndjekur nga partia e Edmond Stojkut, Aleanca Demokracia e Re me numrin 8. Shtylla e 9-të është për Dashamir Shehin dhe Enkelejd Alibeajn, Koalicioni Djathtas për Zhvillim.

Numri 10 do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërsa në fund, me numrin 11 Partia Social Demokrate e Tom Doshit.

Përfundimisht në fletën e votimit të 11 majit do të kemi 11 subjekte: 8 parti dhe 3 koalicione. Ilirjan Celibashi do të miratojë të martën pasdite përmbajtjen finale të fletës së votimit, ku me interes pritet madhësia e fletës për qarkun Tiranë, brenda së cilës do të ketë më shumë se 500 emra kandidatësh.

Renditja e subjekteve në fletën e votimit
-Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1 
Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
Lëvizja Atdheu - Numri 3
Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
Partia Socialiste – Numri 5
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6
Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7
Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8
Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9
Partia Mundësia - Numri  10
Partia Social Demokrate – Numri 11

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?