Një tjetër kandidate demokrate tenton të lërë ish-prokurorin Arjan Ndoja jashtë parlamentit.Pas Aulon Kalasë, në KQZ u paraqit Andia Ulliri, e cila nuk ka vota më shumë se Ndoja, por argumenton se duhet të fitojë mandatin për shkak të gjinisë së saj.
Komisioneri Celibashi nuk u bind nga këto argumente, duke thënë se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë si të ndara.
Avokati i Andia Ullirit kërkoi sa më shpejt vendimin me shkrim, për ta përcjellë në Komisionin e Ankesave dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.
Bashkë me shpalljen e emrave të deputetëve fitues në Durrës, Komisioneri shpalli edhe deputetët e rinj të Fierit dhe Elbasanit, duke e përmbyllur kështu procesin e 11 majit.
Megjithëkëtë, zgjedhjet nuk do të certifikohen ende, pasi duhet pritur beteja e Lapajt dhe Ullirit që kërkojnë të hyjnë në Kuvend, përpjekje që do të shkojë në KAS dhe në fund në Kolegjin Zgjedhor.
Kur të kenë përfunduar të gjitha këto, Komisioni Rregullator do të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021. Edhe Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD.
2-Luan Baçi (lista e mbyllur)
3-Brunilda Haxhiu (lista e mbyllur)
4-Saimir Korreshi (lista e mbyllur)
2-Petrit Malaj (lista e mbyllur)
3-Kiduina Zaka (lista e mbyllur)
4-Erjo Mile (lista e mbyllur)
5-Ana Nako (lista e mbyllur)
6-Ceno Klosi (lista e hapur)
7-Klevis Jahaj (lista e hapur)
8-Asfloral Haxhiu (lista e hapur)
9-Antoneta Dhima (lista e hapur)
10-Elton Korreshi (lista e hapur)
11-Ramion Kurti (lista e hapur)
12-Zegjine Çaushi (lista e hapur)
2-Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)
3-Klodiana Çapja (lista e mbyllur)
4-Blendi Himçi (lista e mbyllur)
2-Bora Muzhaqi (lista e mbyllur)
3-Ermal Elezi (lista e mbyllur)
4-Adi Qose (lista e mbyllur)
5-Evis Kushi (lista e mbyllur)
6-Sara Mila (lista e hapur)
7-Saimir Hasalla (lista e hapur)
8-Olsi Komici (lista e hapur)
9-Aulona Bylykbashi (lista e hapur)
10-Agron Gaxho (lista e hapur)
2-Artan Luku (lista e mbyllur)
3-Manjola Luku (lista e mbyllur)
4-Gent Strazimiri (lista e mbyllur)
5-Igli Cara (lista e mbyllur)
6-Arian Ndoja (lista e hapur)
2-Milva Ekonomi (lista e mbyllur)
3-Loer Kume (lista e mbyllur)
4-Skënder Pashaj (lista e mbyllur)
5-Aurora Mara (lista e mbyllur)
6-Arkend Balla (lista e hapur)
7-Ani Dyrmishi (lista e hapur)
8-Etleva Budini (lista e hapur)
Komente
