Politikë

Zgjedhjet/ KQZ ndan mandatet për Fierin, Elbasanin e Durrësin! Në Kuvend shkon Zegjine Çaushi, jo Bardho! Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës

28 Korrik, 07:00| Përditesimi: 28 Korrik, 13:07

  • Share

Pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ shpërndau sot mandatet e qarkut Fier dhe Elbasan.

Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.

Zegjine Çaushi do të ulet në Kuvend në shtator edhe pse nga rinumërimi humbi me 10 vota diference me kandidaten Maldrita Bardho. Celibashi njohu dorëheqjen e Bardhos nga mandati duke ia dhënë zyrtarisht Çaushit.

Ndërkohë, kërkesa e kandidates demokrate Andia Ulliri për t’ marrë vendin Arjan Ndojës, më të votuarit të listës së hapur në Durrës, u rrëzua. Sipas Ullirit, ajo duhet të hyjë në Kuvend, edhe pse ka më pak vota se Kalaja e Ndoja, sepse është gruaja më e votuar në listën e hapur të Durrësit.

Andia argumenton se kuota gjinore duhet aplikuar në këtë rast, që ajo të hyjë si kompensim i listës së mbyllur, që ka pak gra. Argument i cili nuk është pranuar nga KQZ, e cila e llogarit kuotën gjinore të ndarë mes listës së hapur e të mbyllur.

Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021. Edhe Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD.

Qarku Fier
PD-ASHM
1-Gazment Bardhi (lista e mbyllur)
2-Luan Baçi (lista e mbyllur)
3-Brunilda Haxhiu (lista e mbyllur)
4-Saimir Korreshi (lista e mbyllur)
PS
1-Belinda Balluku (lista e mbyllur)
2-Petrit Malaj (lista e mbyllur)
3-Kiduina Zaka (lista e mbyllur)
4-Erjo Mile (lista e mbyllur)
5-Ana Nako (lista e mbyllur)
6-Ceno Klosi (lista e hapur)
7-Klevis Jahaj  (lista e hapur)
8-Asfloral Haxhiu (lista e hapur)
9-Antoneta Dhima (lista e hapur)
10-Elton Korreshi (lista e hapur)
11-Ramion Kurti (lista e hapur)
12-Zegjine Çaushi (lista e hapur)
Qarku Elbasan
PD-ASHM
1-Tomor Alizoti (lista e mbyllur)
2-Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)
3-Klodiana Çapja (lista e mbyllur)
4-Blendi Himçi (lista e mbyllur)
PS
1-Arbjan Mazniku (lista e mbyllur)
2-Bora Muzhaqi (lista e mbyllur)    
3-Ermal Elezi (lista e mbyllur)
4-Adi Qose (lista e mbyllur)
5-Evis Kushi (lista e mbyllur)
6-Sara Mila (lista e hapur)
7-Saimir Hasalla (lista e hapur) 
8-Olsi Komici (lista e hapur)
9-Aulona Bylykbashi (lista e hapur)
10-Agron Gaxho (lista e hapur)
Qarku Durrës
PD-ASHM
1-Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)
2-Artan Luku (lista e mbyllur)
3-Manjola Luku (lista e mbyllur)
4-Gent Strazimiri (lista e mbyllur)
5-Igli Cara (lista e mbyllur)
6-Arian Ndoja (lista e hapur)
PS
1-Klodiana Spahiu (lista e mbyllur)
2-Milva Ekonomi (lista e mbyllur)
3-Loer Kume (lista e mbyllur)
4-Skënder Pashaj (lista e mbyllur)
5-Aurora Mara (lista e mbyllur)
6-Arkend Balla (lista e hapur)
7-Ani Dyrmishi (lista e hapur)
8-Etleva Budini (lista e hapur)

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?