TIRANË - Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një konference për mediat nga selia e Kuvendit. Duka shprehu mirënjohjen për besimin që ka marrë gjatë karrierës së tij politike dhe për mundësitë që ka pasur për të shërbyer si deputet.
Ai theksoi se ky është një moment reflektimi dhe vendimi për t’u tërhequr nga gara për një mandat të ri është pasojë e një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi ndaj interesave të qytetarëve. Duka u shpreh se ky është një hap drejt një faze të re në jetën e tij dhe se tani është koha për të dhënë mundësi të rinjve, për të sjellë ide të freskëta dhe energji të re në politikë.
“Nuk kam ndërmend të rikthehem në fushën politike si deputet. Ky është një vendim i menduar mirë dhe i thellë,” tha Duka.
Megjithatë, ai theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në jetën politike të vendit, duke u angazhuar në projekte që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Terheqsh kemben dhe per ca te tjere qe na jane mumifikuar!
PërgjigjuKujt i plasi mer gon djali fut tanin e dhomes tregtise n liste t sigurte se e ke dhe nip
PërgjigjuPo kujt Po i plas per tu more fshatar dhe kokrra e katunarit. Se kur te vuri Nano me soj e sorrollop ti e shndrite. I fute ne burg Edhe Ter Koken dhe te vellain Nard Koken. Per vete more grantin japonez dhe investove ne tokat e mamase duke bere vreshtarine dhe kantinen me parate e grantit dhe Jo te tuat. Si deputet dhe minister nuk te kemi degjuar ndonje te mençur di nuk me fol por vetem me pi raki. Pra je vetem deputet qokash. Te ka hyre frika se nuk ble me dot vota e don te ruash paret qe ke. Varja i Gon se fix modeli i legenit shijaks e nuk del dot me siper. Do ta gjesh dhe ti kur te jete shkruar.
Përgjigju