Politikë

Rama ironi me Berishën për kontratën e lobimit: Luli thoshte 7x7= 42, tani doli dhe bufi 7x7= 6 milionë! Sot mund të kishim ende piramidat e Sudes dhe Xhaferrit

29 Prill, 17:48| Përditesimi: 29 Prill, 22:21

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë në Roskovec, nga ku ironizoi kontratën e lobimit 6 milionë dollarëshe të Partisë Demokratike në SHBA.

 'Luli thoshte 7x7 42, tani doli dhe bufi 7x7 6 milionë', tha ai. 

Rama theksoi se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të cilat sot janë shlyer dhe borxhi publik është ulur. Ai paralajmëroi se, po të mos ishte votuar Partia Socialiste në 2013, vendi do të kishte rrezikuar të përballej sërish me kriza si ato të skemave piramidale të Sudes dhe Xhaferrit..

'Ne trashëguam më shumë se 700 mln euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e sudes dhe të xhaferrit do të ishin përsëritur sërisht sot nëse në 2023 me votë shqiptsrët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin', tha ai. 

Teksa u ndal tek deklarata e Berishës për të shkrirë SPAK nëse vjen në pushtet, Rama tha se "bufi i kënetës", duke ironizuar Berishën, nuk do ta arrijë dot këtë gjë. 

'Bufi i kënetës është zotuar se më 12 maj do të bëjë dy gjëra: e para, do të shkrijë SPAK-un, dhe e dyta, do të shkrijë e-Albania-n dhe do të kthejë sportelet dhe radhët. Natyrisht, nuk do të bëjë as njërën, as tjetrën', tha Rama.

Rama ka përgëzuar kryetaren e Rroskovecit, Majlinda Bufi, duke thënë se ka bërë ndryshime të mëdha, teksa e ka quajtur ‘shtriga që i duhej qytetit’.

“Shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë suaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, sa po të shohësh nëpër qytet ndryshimet që janë bërë, vetëm një shtrigë mund t’i bënte, se nuk rrija dot pa e thënë”, tha Rama', tha ai. 

Kryesocialisti Rama ka folur edhe për pagat. Ai tha se me ardhjen në pushtet të PS do të ketë një rritje të pagave për mësuesit, mjekët dhe infermierët. 

'Synimi ynë është që në Shqipëri paga minimale të jetë 650 euro. Paga mesatare, 322 euro ishte dhe këtu e ndikonte sektori publik dhe sot është 848 euro paga mesaatare, 2.6 herë më e lartë. Në sektorin publik për mësuesit infermierët dhe mjekët, 372 euro e kishin dhe 1 mijë euro e kanë sot mesatarja dhe do të shkojë në 1200 euro', tha ai.

Ora 18:37
Rama nga Roskoveci: Bufi i kënetës është zotuar se më 12 maj do të heqë e-Albania-n dhe do të na kthejë radhët në sportele

 

Kreu i PS-së, Edi Rama, nga Roskoveci ka folur në takimin me gratë dhe vajzat në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka thënë se "bufi i kënetës", duke ironizuar Berishën, është zotuar për dy gjëra pas zgjedhjeve: të shkrijë SPAK-un dhe e-Albania-n.

"Ndërkohë që, siç e keni vënë re, bufi i kënetës është zotuar se më 12 maj do të bëjë dy gjëra: e para, do të shkrijë SPAK-un, dhe e dyta, do të shkrijë e-Albania-n dhe do të kthejë sportelet dhe radhët. Natyrisht, nuk do të bëjë as njërën, as tjetrën; thjesht për të krijuar një ide për ata që ende nuk e kanë ndarë mendjen se çfarë duhet të bëjnë."-tha Rama.

Ora 18:30
'Je një tip spiuni ti që e di i gjithë vendi', kandidatja socialiste Zegjine Çaushi ironizon Bardhin: Gazo, ku je, vetëm unë ta qaj hallin, askush s’ta hap derën

 

Gjatë një takimi elektoral në Fier të kryesocialistit Edi Rama, kandidatja socialiste Zegjine Çaushi sulmoi Gazment Bardhin, duke përdorur edhe ironi.

Ajo e cilësoi Bardhin si "spiuni që e njeh i gjithë vendi" dhe "balerinë që vetëm tundet", ndërsa u shpreh se më 11 maj gratë e Fierit do të votojnë për numrin 5.

‘Ju gratë e qarkut fier treguat sot se nuk jeni vetëm shtylla e familjeve tuaja, por edhe e PS. Unë besova tek PS, jam kandidatja më e re femër, jemi e vetmja forcë që mund ta çojmë BE drejt BE. Me këto pamje shoku im s’dihet se ca do jetë duke bërë, do jetë duke na parë nga TV dhe mund ti bjerë të fikët, Gazo ku je po më sheh nga tv, shife se sa jemi mbledhur sot. Se një tip spiuni ti e di të gjithë vendi. Ik tani dhe mos na shih nga tv. Je balerinë që vetëm tundesh, të thonë gazi i Zeqinesë. Po vet e ke fajin mo Gazi që vetëm tundesh, po mirë ta thonë vetëm unë ta qaj ty hallin askush s’ta hap ty derën. Ika tani se kam takim, në 11 maj këto do të votojnë numrin 5 për vete dhe për fëmijët e tyre', tha ajo. 

Ora 18:24
'Me disa burra jam futur në konflikt', Rama nga Roskoveci: PS fiton më 11 maj, shumica na mbështesin

 

Kryeministri Edi Rama nga Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat, e nisi fjalën e tij me batuta, duke thënë se “me disa burra jam futur në konflikt'.

Më pas Rama komentoi edhe sondazhet për zgjedhjet e 11 majit, që e nxjerrin PS forcë të parë, ndërsa shumica mendojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur.

“Besoj shumë se këto janë ditët kur duhet tu japim një mundësi atyre që nuk janë të informuar, nuk janë të qartë dhe nuk janë të bindur se çfarë transformimi ka ndodhur në Shqipëri në këto tre mandate. Aq më tepër kur shume nga gjerat qe do shikoni, nuk gjenden dhe nuk shihen askund. Ju jeni pararoja e bashkësisë se grave të kryeqytetit te socialistëve. Juve ju ka sjelle bindja se kemi bere shume dhe kemi shume për të bërë. Ka plot të tjerë që nuk kanë mundësi ta shohin progresin e Shqipërisë në pasqyrat e televizorëve, ku arrihet deri në marrëzinë që teksa publikohen sondazhet që na japin fitues në të gjithë kanalet, sondazhe të bërë nga lloj lloj grupesh, ata që i komentojnë fyejnë një popull të tërë, duke komentuar faktin që shumica e mbështesin PS, shumica mendojnë që Shqipëria është në drejtimin e duhur, si një sëmundje. Duke thënë që ky popull është sëmurë, ky popull është i trembur, i shitur”, tha kryeministri.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?