Politikë

Rama 'shigjeton' Berishën nga Lezha: Merret me Lamborghinin e Noizy-t, çfarë kënge ka kënduar që çon 6 milionë dollarë në SHBA? Latifi s’dihet ku është

4 Maj, 17:24| Përditesimi: 4 Maj, 20:42

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim përmbyllës sot në qarkun Lezhë me qytetarët, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Rama ka komentuar deklaratat e Sali Berishës për praninë e reperit Noizy me Lamborghini në Dibër pak ditë më parë.

Rama ironizoi kreun e PD edhe për lobimin prej 6 milionë dollarë në SHBA, ku tha: 'Çfarë kënge ka kënduar bufi që ka çuar 6 milionë dollarë në SHBA'.

'Ulsiu i ra gjatë. Ulsiu foli për Lamborghinin e Noizyt, por harrojë të thotë pse erdhi ai këtu me Lamborghini sepse kishte fiksim rrugën e Arbrit, sepse i ati ka lindur në Dibër dhe ka shtëpinë e gjyshit atje dhe më thoshte mua, do bëhet apo jo, jo s’po ecën. Dhe unë i thash pa të bërë që të vish plumb pushke nga Tirana në Peshkopi se lë këtë punë. Noizy provoi se mund të shkohet me një makinë shpejtësie të lartë dhe pa asnjë problem veshkash. Kjo është pse ai erdhi me Lamborghini. Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt? Noizy ka bërë shumë albume, po bufi ca kënge ka kënduar që të çojë 6 milionë dollarë për të hequr matrikullimin që i kanë venë tek veshi, a e hoqi  ajo këtë se di', tha ai. 

Rama u shpreh se opozita është duke përgatitur një skenar për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

'Latifi i mori gjithë ato lekë dhe tani Latifi nuk dihet nga është. Magjia nuk po funksionon. Bufi ka filluar historinë që po afrohen vjedhjet jo zgjedhjet. Do vazhdojë deri të premten se sa i tmerruar jam unë në 11 në darkë do thotë fitorja madhështore e kënetës, mË 12 paradite do dal Bari Fariu Junior dhe do të thotë fitorja është në kuti dhe në datën 13 del bufi dhe thotë vjedhja më madhështore të bëjmë revolucion. Kjo është dinamika që do të bëhet’, tha ai.

Ai i ftoi votuesit që të mos gënjehen nga partitë e vogla, për të cilat tha dëshirojnë të imitojnë LSI-në.

'Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t'ja japim këtij. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe', tha ai. 

Shefi i socialistëve ju kërkoi qytetarëve që më 11 maj ta thajnë kënetën, nga e cila sipas tij nuk mund të ketë më asnjë shpresë.

'Zgjidhni shpresën, jo një të rrjedhur që nuk ka më asnjë shpresë', tha ai. 

Ora 18:25
Rama: Bufi po ha krimbat, zhapat dhe bretkosat që ka në kënetë, gjeli i detit Dash Sula që fitoi primaret nuk po shihet më

 

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sulmet me tone ironike ndaj Sali Berishës. Ai e ka cilësuar atë si “bufin e kënetës”, që po ha ata që ka në parti. 

‘Bufi thotë po mbledh gratë për ti ndarë nga burrat, po ne sa më shumë burra mblodhëm më shumë gra po na vijnë. Shihni na janë shtuar më shumë burrat se herët e kaluara apo jo. Po, sepse i sollën gratë. Këta që qajnë hallin se unë po bullizojë shpendët, satira dhe karikatura janë forma më e lartë e komunikimit. Kur unë të krahasojë me një shpendë që rri në krye të kënetës u bullizove, unë them dhe bëjë atë që shoh, unë nuk shoh një lider po një buf. Tani ka filluar një stil tjetër, bufi rri dhe ha miletin e vet, ha ata që ka aty krimba, zhapa dhe bretkosa.

E keni parë atë kënetën e tyre, njerëzit që vijnë atje për takime i lënë në diell dhe ai rri në një çadër. Ai edhe ato në primare i hëngri, s’janë më. Dash Sulën gjel detin e Peqinit, fitoi primaret nuk e sheh fare. Atë nuk e ha dot bufi se është gjel. Bufi nuk do njerëz me personalitet. Nuk do insekte që mund të bëhen flutura. Bufi do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë', tha ai.

Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.

'Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama', tha Rama.

Ora 18:18
Kryesocialisti Rama nga Lezha: Kush voton partitë e vogla, e bën nga inati i të mëdhave

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe partitë e reja në garën elektorale, duke i cilësuar si forca që s’kanë asgjë tjetër veç moshës të re.

Ai shtoi se partitë e vogla përfaqësojnë “interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe”.

'Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t'ja japim këtij. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe, s'duhet të jetë çështje inati. Shqipëria duhet të ulet në negociata, e kemi ulur ne dhe do ti mbyllim ne. Thonë ca pse se bënë bufi, e imagjinoni ju ti coni bufin atyre në Europë se çfarë bëhet. Do vijë gjithë Europa këtu në 16 maj, tek këmbët e Skënderbeut’, tha ai.

 

Ora 17:38
Manja nga Lezha: Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizy-t, e mendoni sa pensionistë mund të paguhen me 6 milionë dollarët e lobimit

 

Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij, Manja iu përgjigj me ironi akuzave të Sali Berishës për makinën luksoze të Noizyt që e përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit.

Ai tha se ajo makinë është blerë me punën e bërë nga këngëtari ndër vite, ndërsa ka folur për lobim prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA, për të cilën tha se është një shumë e madhe.

'E mendoni sa pensionistë mund të paguhen me 6 milionë dollarët e Saliut. Po ai pse do ta heq damkën, ai si me damkë si pa damkë në 12 maj ai është tek shtëpia. E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali’, tha ai.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?