Politikë

Rama këmbëkryq me Noizyn në Peshkopi: Përfunduam 'Rrugën e Arbrit', tashmë Dibra një lagje e Tiranës! Legjendë e kënetës që s’e dua veriun (VIDEO)

2 Maj, 18:49| Përditesimi: 2 Maj, 22:07

  • Share

Edi Rama iu rikthye takimeve në qarkun e Dibrës, ndryshe nga zakonisht këtë herë. Ulur këmbëkryeq duke kënduar këngën e Hajderdin Pashës, në krah të rreperit të njohur Noizy në Peshkopi.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek Ruga e Arbrit, për të cilin u shpreh i lumtur që tashmë ka përfunduar duke e bërë Dibrën tashmë një lagje të Tiranës. 

Kryesocialisti Rama, theksoi se edhe segmenti Maqellarë- Peshkopi, është tashmë i përfunduar dhe se rruga e re lidh Dibrën me Tiranën më shpejt se kurrë më parë.

'E kisha fiksim në rast se nëse nuk do të përfundonte rruga e Arbrit deri tej shkallët e hotelit të astrit dibranët do thoshin jo se nuk është bërë gjë akoma. Edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi është i përfunduar dhe nuk vijë më në Dibër për të thënë do bëjmë rrugën e Arbrit dhe tunelin e Murrizit, kanë përfudnuar dhe tani jeni lagje e Tiranës', tha ai. 

'Legjendë e kënetës' e ka cilësuar kryeministri Rama akuzën e PD se qeveria e tij nuk i kushton vëmendje veriut të Shqipërisë. Rama tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, ndërsa tha se në kohën e PD Tropoja renditet e para për më pak investime.

Rama përmendi edhe procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke thënë se ata që fituan me votat e demokratëve “janë zhdukur” dhe nuk janë futur në lista.

'Këneta ka hap një legjendë prej vitesh se Edi Rama nuk e do veriun, nuk investon në veri, Qarqet më pak të investuara nga qeveritë e kënetës, janë ato që i kanë dhënë më shumë besim. Dhe e dini kush është bashkia më pak e investuar, jua them unë. Tropoja. Është mentaliteti i të parit të tribusë, jo i të paritt të qytetarëve. Ai nuk duron dot ta ngrejë tribunë e vet në pikën që njerëzit e ve ta shohin si të barabartë. Kjo është dhe arsyeja pse te ajo këneta kush fitoi Primaret me votat e demokratëve, u zhduk, e “ka ngrënë” bufi, nuk është në lista', tha ai. 

Rama bëri dhe një krahasim mes PS dhe PD.  Ai tha se Partia Socialiste është një super makinë, që të çon në BE, ndërsa PD një “gomar, që e ka samarin blu”.

'PS është super makinë. A mund të lihet kjo super makinë dhe të hipësh gamorit, meqë gamori ka samarin blu? Merre makinën dhe shko plumb pushke në BE. Rrofshin dibranët. Rrofshin dhe gjithë burrat e Dibrës që do të ndahen nga këneta', tha ai. 

Ora 19:45
'PS është super makinë që të çon në BE', Rama nga Peshkopia: Mos merrni gamorin që ka samarin blu

 

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi, bëri dhe një krahasim mes PS dhe PD.

 Ai tha se Partia Socialiste është një super makinë, që të çon në BE, ndërsa PD një “gomar, që e ka samarin blu”.

'Kur të bëhemi pjesë e BE-së, do të marrim para më tepër. Çështja kryesore e 11 majit është integrimi në Europë apo Shqipëria pas një plaku të pashpresë. PS është super makinë. A mund të lihet kjo super makinë dhe të hipësh gamorit, meqë gamori ka samarin blu? Merre makinën dhe shko plumb pushke në BE. Rrofshin dibranët. Rrofshin dhe gjithë burrat e Dibrës që do të ndahen nga këneta', tha ai. 

Ora 19:28
Rama batuta me Noizyn: Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga Maqellara, rrugës do i vendosim emrin tënd (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama nga takimi elektoral në Peshkopi shkëmbeu batuta edhe me këngëtarin Noizy. Rama tregoi premtimin që i bëri Noizyt për rrugën e Arbrit dhe të Maqellarës dhe kushtin që i vuri për makinën e tij Lamborghini.

Edi Rama: Këtu sot Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tënd me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dron, çonte me pa ku janë punimet. Çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Ta hedh këtej, ti sheh këtej dhe ta fut këtej. Mirë thoshte ka ec, po… ajo po-ja ishte ky lamborghini im zor se ikën atje. Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga rruga e Maqellarës në Peshkopi.

Noizy: Nga ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar. Kam gjyshin atje, ta shoh. 2 km janë.

Edi Rama: E kuptoni tani?! I them Klosit, kujdes me atë 4-1. Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën por albumin e vet Noizy do e prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia, se rrugën e kanë.

Ora 18:55
Rama në Peshkopi ulet këmbëkryq me Noizyn, këndojnë 'Hajredin Pashën' (VIDEO)

 

Kryesocialisti Edi Rama nga një takim që po zhvillon me qytetarët në Peshkopi është pritur me këngë dhe me valle.

Në krah të kryeministrit Edi Rama është parë edhe këngëtari Noizy, i cili ka hapur takimin duke kënduar këngën e fushatës së PS në këto zgjedhje.

Më pas së bashku me kryesocialistin Rama dhe qytetarë të pranishëm janë ulur të gjithë këmbëkryq dhe kanë kënduar këngën 'Hajredin Pasha'.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?