Edi Rama dhe Ziadin Sela

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela: Urime kryeministrit Edi Rama për fitoren, duam ta shohim Shqipërinë në BE

13 Maj, 17:47| Përditesimi: 13 Maj, 17:50

  • Share

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mesazhin e tij, Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai uroi që vendi ynë të futet shumë shpejtë në BE.

‘Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane. Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme.

Urime edhe të gjithë pjesëmarësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit. Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t'i shohim në familjen e madhe Europiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara. Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria’, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: