Politikë

Zgjedhjet/ Lëvizja Bashkë bëhet e para parti që dorëzon listën e kandidatëve për deputetë në KQZ, Arlind Qori i dyti në Tiranë! Zbulohen emrat e parë (VIDEO)

6 Mars, 16:10| Përditesimi: 6 Mars, 17:12

  • Share

Tiranë- Teksa afati për partitë dhe koalicionet është mbyllur në lidhje me regjistrimin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pak ditë kanë mbetur edhe nga ai i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë (12 marsi).

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është e para parti që dorëzon listat për kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lista është dorëzuar ditën e sotme në praninë edhe të vetë Qorit dhe mbështetësve të tij.

I pari në listë për Tiranën do të jetë Redi Muçi, kurse Arlind Qori do renditet i dyti. Për Fierin do të jetë Mirela Ruko dhe Artan Kaçani për qarkun e Durrësit, teksa pritet që të publikohen edhe të gjithë emrat e tyre.

“Në listat tona të zgjedhura nga anëtarësia përbërëse e Lëvizjes Bashkë kanë bërë pjesë pedagogë, intelektualë, përfaqësues të pensionistëve, sipërmarrësve, rinisë, punëtorëve, të gjithë këto shtresa që përbëjnë grupet më produktive të shoqërisë sonë. Lëvizja Bashkë muajt e ardhshëm do të bëjë fushatë gjithandej në Shqipëri, do trokasi jo vetëm në dyert e qytetarëve, por edhe në zemrat e çdokujt, që kërkon që vendi ynë të bëhet më i mirë. Do jetë fushata më e thellë, më e bukur dhe më e mirë në mënyrën se si do e shprehim atë. Në faqen e Lëvizjes Bashkë do të prezantojmë të gjithë kandidatët tanë emër për emër”, tha Qori mes të tjerash.

Lëvizja Bashkë do të garojë në zgjedhje e vetme, duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 06/03/2025 16:31

    Ça jan kta pedagog të sali bajgës që kandidojn për me fitu noc rrokun?

    Përgjigju
    • Kimi: 06/03/2025 19:27

      Noc Roku je ti megjithe militantet e pa tru qe i duan ministrat si Hekuran Isai me Pali Misken. Keta jane pedagoge te nderuar dhe me ideale. Te paperlyer ne pazare dhe me Sorosiane. Keta jane e majta e vertete o Rok Noci.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?