Partitë politike ndezin sot ‘motorët’ e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një muaj ethesh elektorale mes kampeve që garojnë për pushtet dhe atyre që kërkojnë të thyejnë binomin PS-PD për herë të parë që pas pluralizmit në Shqipëri.
Socialistët dhe kryeministri Edi Rama do kërkojnë mandatin e katërt pas 12 vitesh qeverisjeje, me sloganin e tyre “Shqipëria 2030 në BE”, kurse Demokratët për t’u rikthyer aty ku e lanë më 2013, pas një lufte të gjatë të brendshme politike gati civile dhe me disa fraksione tashmë që garojnë të ndara për mandate deputetësh.
Një muaj fushatë që parashikon një agjendë të ngjeshur takimesh elektorale në të 12 qarqet e vendit, për 140 mandatet e Kuvendit, ku çdo forcë apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.
Partia Socialiste sot ka kryesisht takime me gratë në të 12 qarqet, me motivin se është ndër mbështetëset më të mëdha të kësaj force që e voton çdo zgjedhje, por edhe për afrimin e grave në politikë dhe përfshirjen e tyre në struktura drejtuese të vendit sa më shumë.
Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të çelë e para fushatën, me sloganin “Për Shqipërinë Madhështore”. Në sheshin “Nënë Tereza” po punohet për ndërtimin e skenës së mitingut hapës.
Vetë Sali Berisha nuk premtoi surpriza të mëdha. Krahas fjalimeve të njerëzve jo-politikë, kryefjalë e takimit pritet të jetë Chris Lacivita, njeriu që PD thotë se do të drejtojë fushatën herë nga afër e herë nga zyra në Shtetet e Bashkuara. Ardhja e Chris Lacivita si shpresa e demokratëve për një fushatë bindëse, u komentua edhe nga kryeministri Edi Rama. Largimi i tij kohë më parë ngriti dyshime dhe i befasoi të gjithë, teksa mbajti në ankth edhe vetë demokratët.
“Ti vazhdon me broçkullat e tua derisa të zbresë sherifi në qytet” o të marrsha të keqen unë ty. Ja erdhën zgjedhjet dhe do e shohim kush do zbresë e kush do bjerë”, u shpreh kryesocialisti Rama për ‘sherifin’ amerikan.
Vetë Partia Socialiste fushatën e hap zyrtarisht më 12 prill në orën 12, simbolikë që lidhet me 12 yjet në flamurin e BE, destinacion që socialistët e kanë premtim kryesor. E premtja e datës 11, teksa PD përgatitet për mitingun hapës, PS do ta gjejë në terren në takime masive në 12 qarqet e vendit me gratë.
Por cili është projeksioni elektoral i forcave të mëdha?
Në nisje të fushatës, dy kundërshtarët politikë kanë parashikimet e tyre mbi rezultatin.
“Mund të jenë edhe më shumë se 77 deputetë”, u shpreh Rama. “Nuk jam profet, por ju e shihni entuziazmin’, u përgjigj Berisha.
Fushatën më 12 prill, një orë para socialistëve do e çelë edhe Lulzim Basha që në këto zgjedhje hyn nën logon e koalicionit euroatlantik.
Sot zyrtarisht fushatë, ja aktivitet hapëse të partive kryesore në garë! Shehaj nga veriu në jug, 12 orë me autobus
Ditën e sotme (11 prill) hapet zyrtarisht fushata elektorale për partitë e regjistruara në garën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Partia Demokratike do të çelë fushatën në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa në datën 12, ora 17:00, kjo parti do të shpalosë të plotë programin elektoral në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë Report Tv mëson se PD i ka besuar detyrën e zëdhënësit të fushatës Andi Mustafajt. Ai ishte një nga më të votuarit e primareve, por nuk kandidoi meqenëse nuk futej në listë të mbyllur.
Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehaj do të çelë po ashtu nesër fushatën në një mënyrë të veçantë. Shehaj do të zhvillojë një tur me autobus nga veriu në jug me autobus të personalizuar me simbole të partisë së tij. Ai do të niset nga Shkodra në 08:00 të mëngjesit, Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Selenicë dhe në orën 20:00 turin do ta mbyllë në Sarandë, ndërsa më 13 prill do të zhvillojë një takim të posaçëm për prezantimin e plotë të programit.
Nisma Shqipëria Bëhet do të hapë fushatë në Vlorë më 12 prill, ora 18:00, në sheshin para “Flamurtari”.
Edhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashën do të çelë fushatën po ashtu më 12 prill, ora 11:00, te Xibraku.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 13 prill në Fier, 10:30, te Teatri Bylis.
Djathtas për Zhvillim nuk do të zhvillojë diçka të posaçme në kuadër të çeljes zyrtare të fushatës, pasi sipas saj aktiviteti hapës i fushatës së tyre quhet ai i 24 marsit te Hotel Tirana.
Komente

Krimineli sali kërkon mandatin e pestë. Për çdo mandat që ka konsumuar e ka kthyer shqipërinë vite pas.
Përgjigju