Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët

6 Janar, 08:44| Përditesimi: 6 Janar, 16:51

  • Share

TIRANE- Me një lëvizje të papritur, atëherë kur ekipi i drejtueseve politikë e kishte prej muajsh në terren, kryesocialisti Rama bëri disa ndryshime të minutës së fundit me  Qarkun e Tiranës që i shton përforcimet.

Në mbledhjen e kryesisë që u mbajt në selinë rozë për më shumë se 1 orë e gjysmë, Pandeli Majkon e njoftoi se nuk do të jetë më drejtues politik i qarkut të Kukësit, aty ku deputeti socialist e kishte nisur tashmë punën, por për zgjedhjet e 11 majit do të punojë në kryeqytet.

Burime për Report tv, bëjnë me dije se vendin e Majkos në Kukës do ta zërë Eduard Shalsi, të cilit Rama deri në këto momente nuk i kishte besuar drejtimin e asnjë zone. Arsyet e kësaj lëvizje mbeten ende të paqarta, ndërsa ‘senatori’ socialist kishte gati 2 vite si drejtuesi i PS në qarkun verior, ku zgjedhjet e kaluara fitoi 2 bashkitë më të mëdha nga 3 gjithsej.   

Veç Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut, Tiranës tashmë i janë shtuar 2 përforcime, Blendi Gonxhja që u zhvendos nga drejtimi i Dibrës në njësinë 6, në zonën e kombinatit, dhe së fundmi edhe Pandeli Majko. 

Këta 5 eksponentë të PS, që siç duket do të ndajnë peshën më të madhe politike për qarkun e Tiranës, nuk janë të vetmit. Në terren, në krah të Manastirliut është angazhuar edhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, konkretisht në njësinë 11, ndërsa në njësinë 5 një tjetër ministre, ajo e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj.

Porositë e kryeministrit edhe në këtë mbledhje iu drejtuan grupit të diasporës që kryesohet nga Taulant Balla. Rama kërkoi rritje të angazhimit dhe ngritjen e disa pikë takimeve në funksion të zgjedhheve të ardhshme në mënyrë që shqiptarët me banim jashtë vendit ta kenë me të lehtë aksesin me partinë.

Vëmendjen e shtuar që Rama kërkon ndaj emigrantëve do ta kërkojë edhe vet në terren, në pritje që së shpejti të rinisë sërish turin e diasporës, duke vijuar atë që nisi në 2024-ën. Kryeministri Rama pritet t’i rikthehet sërish takimeve me shqiptarët e Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë aty ku numri i emigrantëve është më i madh.

I fundit që u largua nga mbledhja në Selinë rozë ishte vetë kryesocialisti, në shoqërinë e kryeparlamentares Spiropali.

Ora 10:54
Mbledhja e Kryesisë së PS, burime për Report Tv: Eduard Shalsi shkon drejtues politik i qarkut Kukës! Pandeli Majko vjen në Tiranë

Burime për gazetaren Raziela Myslimaj bëjnë me dije se Eduard Shalsi do të shkojë drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit.

Ndërsa drejtuesi aktual i këtij qarku, Pandel Majko do të vijë në Tiranë, e do ti caktohet një zonë elektorale, ashtu si në rastin e Blendi Gonxhjas që iu caktua zona e Kombinatit.

Ky vendim erdhi pas mbledhjes se Kryesisë së PS dhe drejtuesve politikë të qarqeve.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TARI: 06/01/2025 10:15

    VETEM PS NUK ESHTE ME ESHTE KTHYER NE PF

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?