Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet: Duhet të jem këtu me gjithë skuadrën! Kandidat në Tiranë? Përgjigjet për Report Tv

11 Shkurt, 20:09| Përditesimi: 11 Shkurt, 21:38

  • Share

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të marrë në dorë fushatën elektorale të qarkut të Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj një ditë më parë.

Qarku i Tiranës, në 11 Maj, do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021 dhe Erion Veliaj ishte një nga drejtuesit politik të këtij qarku për fushatën elektorale.   

“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve” tha Rama në ceremoninë që u mbajt mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave. 

Nga fjala e tij gjatë ceremonisë së 105 vjetorit të Tiranës kryeqytet, Rama la të nënkuptohej që do të kandidonte si deputet në Tiranë. Por i pyetur në distancë nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, Rama pati këtë komunikim

Report Tv: E kishit menduar më herët kandidimin në Tiranë, apo tani pas arrestimit të Veliajt?

Edi Rama: Ku e tha? Nuk e thashë, ku dëgjuat?

Report Tv: E nënkuptuat?

Rama:A e nënkuptova, jeni keq me përkthimin. 

Ekipi i PS-së përbëhej nga Erion Veliaj, (i arrestuar)  Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja që u zhvendos nga drejtimi i Dibrës në njësinë 6, në zonën e kombinatit, Pandeli Majko në Kavajë dhe Erjon Braçe tek njësia 5. Këta eksponentë nuk janë të vetmit. Në terren, në krah të Manastirliut është angazhuar edhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, konkretisht në njësinë 11, ndërsa në njësinë 5 një tjetër ministre, ajo e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj.

Ndërkohë në mungesë të Veliajt kryeministri Rama është zotuar se do të merret personalisht me punët e bashkisë, dhe do ketë një vemendje të shtuar.

Sot Tirana është në një proces që po bëhet dhe do jetë diçka e jashtëzakonshme kur të mbarojnë projektet. Kemi pasur 3 takime me drejtuesit, iu kam thënë nuk duhet të ndalet kontrata me qytetarët. Tirana duhet të shkëlqejë. Kam shumë besim që me vajzat dhe djemtë, janë aty, do bëjnë gjënë e duhur. Besoj që pavarësisht se roli i drejtuesi është i pazëvendësueshëm, Tirana është një mekanizëm që bën në mënyrë automatike një pjesë të punës. Kur kam hyrë për herë të parë në bashki nuk shikoje fundin e korridorit, se kishte vetëm tym duhani. Të kujtonte filmat e Sorrentinos. Është kënaqësi të jem këtu. U thashë nënkryetarëve, kam qenë kryetar bashkie, sot që Tirana dhe Shqipëria ma kanë marrë pigmentin e flokëve kam diçka që mund të bëj në shërbim të tyre. Do takohemi rregullisht. Pastaj së bashku me të gjithë deputetë e Tiranës, punonjësit e bashkisë do bëjmë që sezoni i verës të jetë spektakolar. 

Ndërsa firmën e Bashkisë së Tiranës ia delegoi nënkryetares Anuela Ristani. Kryetarja e deleguar do të mbajë vulën e bashkisë derisa drejtësia të flasë me vendim të formës së prerë për Veliajn, pasi nuk do të ketë shkarkim të tij sikurse siguroi kryeministri Rama. Pas takimit të shkurtër paradite me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm, mbrëmjen e së martës, (11 shkurt) kryeministri Rama shkoi sërish në Bashkinë e Tiranës.

Më herët kryeministri ishte i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë socialiste të Tiranës, ku u zotua se në mungesë të Erion Veliajt, do të merret personalisht me punët e bashkisë, madje do ketë një vëmendje të shtuar. Ndërsa arrestimin e Veliajt e ka quajtur një sulm elektoral në prag të zgjedhjeve.

Veliaj pritet të dalë nesër në Gjykatën e Posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë. Në një reagim të dytë nga qelia, Veliaj akuzoi prokurorin e SPAK, se ka ngritur akuzë me të pavërteta dhe ngre hije dyshimi se i shërben Berishës.

Ora 20:57
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama kandidat për deputet në Tiranë? Ja si iu përgjigj kryeministri Report Tv

Nga fjala e tij gjatë ceremonisë së 105 vjetorit të Tiranës kryeqytet, Rama la të nënkuptohej që do të kandidonte si deputet në Tiranë. Por i pyetur në distancë nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, Rama pati këtë komunikim

Report Tv: E kishit menduar më herët kandidimin në Tiranë, apo tani pas arrestimit të Veliajt?

Edi Rama: Ku e tha? Nuk e thashë, ku dëgjuat?

Report Tv: E nënkuptuat?

Rama:A e nënkuptova, jeni keq me përkthimin. 

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 2021 kryeministri Rama kandidoi në dy qarqe, Vlorë e Durrës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • artan: 11/02/2025 23:12

    ore un se kuptoj 1-sali berisha ne burg drejton parti.2 Ilir meta burg drjeton parti,3 erion velia burg drejton bashkine e tiranes ,4vangjush dako burg ish drejtus,5 arben ahmetaj zv kryeminister,e shume te tjere si nga pd ps pl ,,te ghithe familje miljoneresh,po kur te drejtojne kta qe vjedhin arken e perbashket te shqiptarve,doli llogaria pse nuk rriten rroga e pensione ,te votosh nje organizate hajdutesh eshte faji popullit kete mos e harroni kurre,tani o popull e kemi vete ne dore ,shifni ku jeni e po ju pelqeu qe tja u fusin kta nga mjesi ne darke votoni prap,se shqiperia ska per tu bo kurre me kte lloj mentaliteti ,20 ero per kater vjet o ju morte mortja o popull me iverber ne planet..po nuk ra qeveria me gjithe kta hajduta ne pushtet se di si mund te bie nje qeveri e superkorruptuar,

    Përgjigju
  • Mira: 11/02/2025 20:56

    Cfare arrogance tipike per kreun e mafies korruptokrate enveriste. Ne cdo fjale apo deklarim kryen vetem krime. Nuk kemi dyshime qe do merresh me punet e bashkise-se mos i ke lene ndonjehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?