Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë

21 Mars, 17:51| Përditesimi: 21 Mars, 22:22

  • Share

TIRANE- Partia Socialiste prezantoi sot (21 mars) 49 kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, ekip që kryeministri Rama e cilësoi si fitues dhe një ndërthurje mes eksperiencës dhe ofertës së re politike.

Prezantimin e 49 kandidatëve, Edi Rama ia la dy të besuarave të tij, Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit, të dyja drejtuese politike të qarkut, ndërsa vetë e cilësoi ekipin e 11 majit një formulë suksesi. 

Para të rinjve socialistë të cilët i mblodhi në parkun olimpik të Tiranës, u kujdes të veçonte mesazhin dhe rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit. 

Të gjithë në 11 maj duhet të mendojnë atë fjalinë që bëri Kinën që është sot. “Nuk ka rëndësi ça ngjyre ka macja, rëndësi ka që macja kap minjtë”. Nuk ka rëndësi ça ngjyre ka kjo forcë politike dhe nuk ka rëndësi se si jam veshur unë, rëndësi ka që unë bashkë me këtë forcë politike fusim Shqipërinë në BE

Kreu i qeverisë deklaroi se shqiptarët duhet ti japin një mesazh Bashkimit Evropian, se PS nuk lëviz nga qeveria, dhe se një votë e hedhur në koalicionin "PD - Aleanca Shqipëria madhështore" apo për partitë e tjera më 11 maj është votë në dëm të Shqipërisë.  

Yjet e fatit tonë dhe të Europës janë bashkë. Duan ata, duam dhe ne. Shqipëria të jetë në BE. Është hapur dera e zgjerimit që nuk do të rrijë e hapur gjithmonë. Duhet ti japim mesazh të qartë. Që PS  që sot është në qeveri nuk lëviz nga qeveria.

 Zgjedhjet në mes mund, larg qoftë, ta komplikojnë nëse mesazhi i zgjedhjeve do të jetë paqartësi, do të jetë konfuzion i brendshëm, do të jetë një mesazh që nuk do jetë i fortë mjaftueshëm për shkak të musteqeve të Kujtim Gjuzit, musteqet e Çelos. Hedhja e votës kudo tjetër veçse tek ajo e PS-së, numri 5 është ta çosh votën kot. PS është sot në vendin e kohën e duhur, si PD në 1992...Këneta nuk ka shans të fitojë, por dobëson mesazhin që Shqipëria jep më 11 maj’ për Europën" tha Rama.

Rama thotë se më 11 maj shqiptarëve u kërkohet të votojnë për fatin europian të Shqipërisë por dhe për të braktisur Sali Berishën, të cilin nuk e përmend me emër por si 'bufi i kënetës'

Ku ta çosh në kënetë? Apo moçale që janë të gjithë kushërinj me kënetën? Çfarë kuptimi ka kjo. Është vetëm një votë për të bërë krahasim. Gjyshërit morën pushkën e lanë kockat për lirinë. Ty nuk të kërkohet të lësh kockat, por bufin e kënetës ta lësh në fatin e vet dhe me votën tënde ti buzëqeshësh fatin europian të Shqipërisë.

Nuk duhet të ketë asnjë luhatje. Është gabim historik nëse nuk kuptohet. Mund të ngelet pishman i madh.  Në 11 maj kalon treni i historisë jo për PS-në apo 71 mandatet por për të mbyllur negociatat dhe anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade.

1 milionë vota kërkon shefi i qeverisë në rang kombëtar, për të garantuar mandatin e katërt të PS, e që sipas tij Shqipëria të mos humbë sërish trenin e historisë.

“11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maj të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet"

Zgjedhjet e 11 majit dhe integrimin në BE i krahasoi me një krushqi të bukur e të fortë, të cilën shqiptarëve u kërkon të mos e refuzojnë. 

" Është hapur dera e zgjerimit që nuk do të rrijë e hapur gjithmonë. Duhet ti japim mesazh të qartë. Që PS  që sot është në qeveri nuk lëviz nga qeveria.  Të thuash se procesin mund ta bëjnë të tjerët është të mos kesh kuptuar asgjë. Të tjerët nuk e bëjnë dot. Nëse nuk bëhet në 2027, dera mbyllet dhe ne e pësojmë si Maqedonia e Veriut që u bë kandidate e BE-së në 2005. 

 Maqedonia është bërë kandidate për Bashkimin Europian kur Kejsi, deputetja e Kamzës ishte në maternitet dhe sot Maqedonia është me emër tjetër, ka ndërruar dhe emrin, Maqedonia e Veriut, dhe nuk dihet se kur mund t’ia hapin negociatat. 
Ka disa që thonë “Ohu, sa herë e kemi dëgjuar ne këtë muhabet. Eh more Rame”, mua Rame më thotë vetëm Luli, por “Eh mor, prapë do ti mandat tjetër, nuk të dolën ty 12 vjet për të na futur në BE, prapë me BE-në ti?”

 Ne negociatat i kemi hapur zyrtarisht dhe jemi ulur në tavoline vjet. A e dini kur i ka hapur Mali i Zi? Në 2012 dhe atje nuk i thonë, hë mos se prapë, prapë thoni do iu fusim. 

Në 2014 Serbia ka hapur negociatat ndërkohë që ne akoma nuk kishim marrë statusin e kandidatit dhe më besoni mua, më shihni mua kur ju them që na janë dashur disa vite që të fillojnë ata andej të ngrenë sytë dhe të në shohin në sy kur ne flisnim për të hyrë në Bashkimin Europian që ti ngrenë sytë si fillim që të na shohin edhe të mos rrinë kështu me sy ulur që hajde, hajde flisni  ju se kemi ca punë të tjera.
Kroacia ka negociuar dhe Kroacia është një nga shembujt më të shkëlqyer, ka negociuar 7 vjet. Tashti ne na është dhënë mundësia të negociojmë tre vjet, të mbyllim negociatat dhe të hyjmë në Bashkimin Europian. Tani ça duhet më këtu për të kuptuar? 

Zgjedhjet e 11 majit dhe integrimin në BE i krahasoi me një krushqi të fortë, të cilën shqiptarëve u kërkon të mos e refuzojnë.

"Tani ka ardhur koha ta mbyllim këtë fejesën e gjatë. Mbetëm të fejuar. Jo unë, se unë jam martuar disa herë. Dhe e di shumë mirë, martesa e duhur është shpëtim. Mua më mori ca kohë, por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë, të bëjmë martesën e duhur. Nusen më të bukur ta fusim në familjen më të fortë. Imagjino një demokrat që thotë “nuk e japim nusen ne se do pyesim bufin”. Si more se jep nusen, do ta mbash në derë, të të plaket në dorë? Ky është 11 maj" tha Rama. 

Kandidatët e PS-së në Qarkun e Tiranës
Lista e Mbyllur
1. Edi Rama 
2. ⁠Ogerta Manastirliu
3. Elisa ⁠Spiropali 
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla 
6. Adea Pirdedni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasanaj
9. Delina Ibrahimaj 
10. Ilva ⁠Gjuzi
11. Iris ⁠Luarasi 
12. ⁠Erjon Malaj
Lista e hapur
Erion Braçe
Anila Denaj
Blendi Gonxhe
Etilda Gjonaj
Ervin Hoxha
Pandeli Majko
Olta Xhacka
Fatmir Xhafaj
Klotilda Bushka
Toni Gogu
Blerina Gjylameti
Xhemal Qefalia
Plarent Ndreca
Arben Pëllumbi
Mimi Kodheli
Etjen Xhafaj
Ornaldo Rakipi 
Ermonela Felaj
Andi Seferi
Blendi Sulaj
Ylli Shehu
Entela Ramosaçaj
Sofika Lleshi
Roy Bashaj
Edlira Dyrmishaj
Halit Valteri
Florian Pullazi
Silda Çepe
Glindxhet Madhi
Persida Shkrepa
Antonela Dedej
Endrit Brahimllari
Halil Koloshi
Mirgit Vata
Eldi Çepeli
Julinda Dhame
Kejsi Elezi

 

Ora 19:19
‘Lista jonë për në BE, lista e bufit është për opozitë’/ Rama: Lista e tyre është që kur të humbi bufi mos t’i kërkojë njëri llogari

 

Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministri ka folur sot për listën e kandidatëve të skuadrës së tij dhe të opozitës. Rama ka krahasuar dy listat dhe sipas tij lista e PS përfaqëson një parti të re drejt BE-së.

Nga ana tjetër lista e opozitës sipas tij është një listë për opozitë, një listë që ‘bufit’ siç i referohet Rama, Sali Berishës, është një listë për opozitë.

Rama: Ju them atyre, merreni shikoni, shikoni këtu në Tiranë, shikoni skuadrën tonë. Edhe merrni shikoni listën e mbyllur këtu në Tiranë. Lista jonë e mbyllur, është me njerëz të rinj, ka një moshë shumë më të re se sa lista e tyre e mbyllur. Ka nuk diskutohet më shumë gra dhe vajza se lista e tyre e mbyllur dhe ka aty ekzakësisht filozofinë e të gjithë kësaj skuadre dhe gjithë vizionin tonë. Një parti e re për Shqipërinë në BE. Ne sot jo vetëm që duam të marrim mandatin e 4-të por me këtë skuadër, kemi bërë një investim për Partinë Socialiste 2030. Merre tani shiko listën e tyre të mbyllur, shife listën e tyre të mbyllur. I shifni ju ato që nxjerr unë me bufin, i keni parë ju që këta kanë ato gropat në pemë. Futet njëri dhe rri tek ajo rrumbullakja dhe pastaj njëri, edhe pastaj dalin nga sqetulla të tjerët. Ajo lista e tyre e mbyllur është fiks ajo gropa. Bufi kënetës aty dhe ata që ka mbledhur aty. Pse ? Sepse ajo është një listë për opozitë. Nuk është listë për të marrë zgjedhjet. Ajo është listë që kur të humbi bufi, të thotë nisim revolucionin.  

Ora 19:08
‘M’u desh kohë të bëja martesën e duhur, por shpëtova’, Rama mesazh votuesve: Kemi bërë krushqi gjithmonë nga Lindja, tani nusen ta fusim tek familja e forte e BE-së

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputet të qarkut të Tiranës tha se PS sot është si PD në vitin 1992.  Ka dhe një mesazh për shqiptarët e Greqisë të cilët do të votojnë më 11 maj.

“Kanë vajtur emigrantët në Greqi duam letrat. Grekët ia japin me pikatore. Jep votën, futu në BE. Rri në Greqi e I thua kam të njëjtën pasaportë.  Kur ndodh një krizë siç ndodhi covidi BE hap thesin e ia ndan të gjithëve se është familje.

Ne rrimë në telefon për tu lutur për të shuar zjarret. BE ka flotën e avionëve. Kjo është krushqia më e bukur. Ky është fati që na ka rënë ne. Kemi bërë krushqi gjithmonë nga Lindja, nga Lindja. Të mbyllim këtë fejesën e gjatë. E di shumë mirë martesa e duhur është shpëtim. Mua më mori ca kohë por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë. Të bëjmë martesën e duhur. Nusen më të bukur ta fusim në familjen më të fortë” , tha Rama. 

Ora 18:50
‘Më 12 maj ne do të numërojmë 1 milion vota’/ Rama: Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë, në 11 Maj kalon treni i negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në prezantimin e kandidatëve edhe për rëndësinë e votës në 11 Maji. Rama ka kujtuar për të pranishmit se sipas tij Shqipëria e ka humbur disa herë trenin e historisë. Sipas kreut të qeverisë, këtë radhë sipas tij, po kalon një tjetër tren i historisë që nuk duhet humbur.

Rama: Dhe 11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maji të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet. Është një historike për tu kuptuar, është një gabim historik që mund të ngelet si plagë. Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë. Në 11 Maj kalon treni i historisë për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë brenda kësaj dekade. Të thuash që procesin mund ta bëjnë dhe të tjerët. Ata nuk mund ta bëjnë dot. Në rastin më të mirë atyre, që mos të kishin njomje të të ndenjurave në kënetë, ata hanë në kënetë, flenë në kënetë, qëndrojnë në kënetë. Do tu duheshin 6 muaj kohë që të vij 2027. Atëherë ne do ta pësojmë si e pësoi Maqedonia. Maqedonia është bërë kandidate në 2005 kur Kejsi kandidatja jonë ka qenë në maternitet.   

Ora 18:36
'Shoh dëshirën e 27 vendeve të BE-së që e duan Shqipërinë'/ Rama: Ata na kanë thënë e ardhmja juaj është këtu

 

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme përpara kandidatëve për rëndësinë e madhe sipas tij që kanë këto zgjedhje. Rama është shprehur se ne më shumë se kurrë jemi afër, sipas tij për të hyrë në BE.

Kreu i qeverisë tha se kurrë më parë nuk e ka parë këtë afërsi që ka sot Shqipëria me anëtarësimin drejt familjes europiane.

Rama: Ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtarë të BE. Por ajo që unë dua dhe që mund të mos ta kemi pas disa kohësh. Pavarësisht ne e kemi bërë punën tonë, pavarësisht se KE merret me shqyrtimin dhe tre herë rresht i ka konfirmuar që Shqipëria i ka bërë detyrat e veta dhe i ka kërkuar 27 vendeve që ta anëtarësojnë. Edhe kanë dal ca vende aty kanë thënë jo. Ne kemi dashur ata nuk dashur. Edhe na kanë thënë që e ardhmja është këtu. Ama kurrë më parë deri tani që flasim, nuk e kam parë atë që shoh sot, dhe po shoh dëshirën e tyre që të ndodh, se Shqipëria të jetë anëtare e BE. Kjo nuk ka ardhur se ne bëm një mrekulli. Europa po zgjerohet dhe për ketë ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Për të gjithë ata që ndjekin sado pak lajmet. BE do të zgjerohet se bota është në situatë tjetër, gjerat janë lëkundur dhe duhet ripozicionim.

 

Ora 18:27
Spiropali në prezantimin e kandidatëve të Tiranës: Drejtësinë ja hoqëm politikës ja dhamë qytetarëve. Një votë për një pasaportë dinjitoze

 

Elisa Spiropali drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës dhe njëkohësisht Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka folur në prezantimin e kandidatëve në Qarkun e Tiranës.

Spiropali e ka përqendruar fjalimin e saj tek Reforma në Drejtësi dhe tek rëndësia e votës në këto zgjedhje, ku sipas saj është një votë për një pasaportë dinjitoze. Kryetarja e Kuvendit ka thënë se Partia Socialiste ia hoqi ‘politikës drejtësinë dhe ia dha qytetarëve.

'Ne kemi një Shqipëri që sigurisht ka shumë për të bërë, por që nuk krahasohet me atë që ishte. Një Shqipëri që ecën më shpejtë. Në fakt vendi që ecën më shpejtë dhe që është më i vendosur drejt BE-së asnjë vend tjetër kandidat nuk i ka patur sfidat e Shqipërisë, në këtë rrugëtim dhe nuk ka patur vendosmërinë e saj të pathyeshme për tu reformua. Shqipëria ja hoqi drejtësinë politikës dhe ja dha qytetarëve. Ja dha atë një pushteti të tretë dhe ja ktheu çfarë ishte grabitur. Edhe është Partia Socialiste, qeveria e saj, është vendosmëria e Edi Ramës, që sot ne kemi një shans real për t’i mbyllur, negociatat brenda dy viteve të BE, të 2027 brenda 2030, brenda kësaj dekade. Këto nuk janë zgjedhje të çfarëdoshme, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të Shqipërisë, ndoshta po aq të rëndësishme sa zgjedhjet 91-92 kur u përmbys sistemi, sepse njëherë e mirë do të përmbyset tranzicioni, për të rinjtë , për fëmijët, për fermerët, akademikët për njerëzit që duan një pasaportë dinjitoze. Një pasaportë që nuk i lë ata pas, siç rrinim ne me kokën pas kur rrinim ne në vendet e botës dhe udhëtonim dhe ulnim kokën në çdo stend të policëve apo të doganiereve evropianë sepse na shikonin me dyshim dhe komplimenti më i madh ishte, nuk dukesh shqiptare. Sikur të ishe shqiptar apo shqiptare ishte turp. Shiheshe me dyshim. Sot Shqipëria qëndron e barabartë në të gjitha forumet ndërkombëtare me Edi Ramën kapitenin e kësaj skuadre i cili nuk ndalet dhe nuk do të ndalet. Sot voton diaspora shqiptare dhe ata që janë jasntë janë këtu me mendje dhe zemër.'-tha Spiropali.

Ora 18:12
Spiropali shigjeton Berishën: Kur u vendos lista e bunkerit të familjes, përjashtuat më të votuarin e primareve në Kavajë

 

Elisa Spiropali, një prej drejtuesve politike të PS për qarkun e Tiranës, nga një takim ku po prezantojnë kandidatët e PS për këtë qark, shigjetoi edhe Sali Berishën. Spiropali u ndal te primaret e Berishës, i cili la jashtë listës më të votuarin Hysen Kadiun, i cili ka qenë edhe drejtues i PD-së në Kavajë. Edhe pse doli më i votuari, Spiropali tha se u përjashtua kur u vendos lista e bunkerit të familjes.

“Mungesa e respektit për Kavajën u treguan me primaret që në krye nxorën kandidatin e Kavajës, por kur u vendos lista e bunkerit të familjes, Kavaja doli në bisht dhe nuk e vunë kandidatin më  të votuar të primareve. Kavaja jo vetëm që është e parespektuar. Ndryshimi ndodhi vetëm kur PS fitoi në Kavajë dhe kur PS fiton”, tha Spiropali.

Ora 18:08
Foto/ Kandidatët e PS-se ne Tiranë, Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën e Shqipërisë europiane

 

Prezantimin e 49 kandidatëve socialistë të Tiranës, Edi Rama ia la dy të besuarave të tij, Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit, të dyja drejtuese politike të qarkut, ndërsa vetë e cilësoi ekipin e 11 majit një formulë suksesi. 

'Tirana do të jetë lokomotiva e fitoreve' -  tha Ogerta Manastirliu, drejtuesja politike e bashkisë së Tiranës - sepse është simboli i punëve të mira falë punës, vizionit të PS-së dhe Edi Ramës. Është ky momenti të finalizojmë ëndrrën e kahershme për ta parë Shqipërinë në BE. Ky është mision historik që kërkon një skuadër të qarkut të Tiranës ku ndërthuret eksperienca e përvoja dhe energjia e të rinjve, e grave që kanë dhënë kontribut për Shqipërinë. 

Kejsi Elezi është kandidatja më e re, 20 vjeç dhe është në listën e hapur.

Kandidatët e PS-së në Qarkun e Tiranës

Lista e Mbyllur

1. Edi Rama 
2. ⁠Ogerta Manastirliu
3. Elisa ⁠Spiropali 
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla 
6. Adea Pirdedni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasanaj
9. Delina Ibrahimaj 
10. Ilva ⁠Gjuzi
11. Iris ⁠Luarasi 
12. ⁠Erjon Malaj

Lista e hapur
Erion Braçe
Anila Denaj
Blendi Gonxhe
Etilda Gjonaj
Ervin Hoxha
Pandeli Majko
Olta Xhacka
Fatmir Xhafaj
Klotilda Bushka
Toni Gogu
Blerina Gjylameti
Xhemal Qefalia
Plarent Ndreca
Arben Pëllumbi
Mimi Kodheli
Etjen Xhafaj
Ornaldo Rakipi 
Ermonela Felaj
Andi Seferi
Blendi Sulaj
Ylli Shehu
Entela Ramosaçaj
Sofika Lleshi
Roy Bashaj
Edlira Dyrmishaj
Halit Valteri
Florian Pullazi
Silda Çepe
Glindxhet Madhi
Persida Shkrepa
Antonela Dedej
Endrit Brahimllari
Halil Koloshi
Mirgit Vata
Eldi Çepeli
Julinda Dhame
Kejsi Elezi

Foto nga prezantimi i kandidatwve 

Erjon Malaj, pedagog i shkencave juridike 

Foto: Erjon Malaj, e Ornaldo Rakipi

Iris Luarasi, pedadoge e gazetarisw

Foto: Ne reshtin e pare, Antonela Dedej, Pandeli Majko e Iris Luarasi 

Adea Pirdeni, ministre e shtetit dhe Ervin Hoxha, ministri i Brendshwm, Olta Xhaçka, Persida Shkrepa e ardhur nga platforma 'Deputeti qw Duam' , Arben Pwllumbi

Foto: Ervin Hoxha, Klotilda Bushka, Olta Xhacka, Blerina Gjylameti, Arben Pellumbi 

Kandidatët socialistët në Kamzë

Sofika Lleshi, kandidate në Kamzë, 27 vjeçe mësuese e artit pamor

(Foto Sofika Lleshi)
 

Kejsi Elezi është kandidatja më e re, 20 vjeç.

Foto Kejsi Elezi

Halil Koloshi, doktor me banim në Bathore dhe me origjinë nga Kukësi.

Foto: Halil Koloshi

Lindita Nikolla, ish kryetarja e Kuvendit kandidon në Kamzë 

Kandidat në Vorë

Ornaldo Rakipi kërkon një mandat të dytë për deputet në Vorë 

Foto Ornaldo Rakipi dhe Lindita Nikolla 

Kandidatët në Kavajë
Ilva Gjuzi, zv/ ministre e turizmit dhe mjedisit

Foto Ilva Gjuzi

 Eldian Çepeli kandidon në Kavajë. Edhe Pandeli Majko kandion për një tjetër mandat për deputet në Kavajë

Pandeli Majko - deputeti socialist kandidon në Kavajë 

Foto:   Ilva Gjuzi dhe Pandeli Majko 
 

Kandidat në Rrogozhinë

Antonela Dedej nënkryetare e bashkisë së Rrogozhinës kandidon pwr deputete e PS-sw 

(Foto Ilva Gjuzi, Antonela Dedej dhe Pandeli Majko) 
S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?