Politikë

Rama pritet në listën e hapur në Tiranë, 7 orë takim me ministrat e drejtuesit! 4 kryebashkiakë duan të bëhen deputetë! Nga slogani i fushatës te diaspora, zbardhen detajet

8 Mars, 10:33| Përditesimi: 8 Mars, 22:59

  • Share

TIRANË- Më shumë se 7 orë mbledhje në Pallatin e Brigadave ditën e sotme (8 mars), por listat paraprake të kandidatëve për deputetë ende nuk janë dorëzuar.

Report Tv mëson se kryeministri Rama do të mbledhë nesër vetëm drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth emrave më potencialë që do të përfaqësojnë socialistët në 11 maj. 

Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt.

Po ashtu, raportohet se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Më konkretisht kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i qarkut, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj. Emrat e tyre mund të jenë në listë, por do jetë Kryesia e PS që gjithsesi do kalojë në diltër çdo propozim.

Në listën e mbyllur Kryeministri Rama do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.

Gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët: “Me në drejt BE, me ata në kënetë”.

Për këtë shkak ai kërkoi edhe një bilanc të punëve të bashkive gjatë 10 viteve (2015-2025) për të gjetur pikat e forta të arritjeve dhe për t'i prezantuar në fushatë.

Një filtër pritet të kalohet edhe diaspora, duke analizuar punën e bërë deri më tani. Të hënën ne selinë rozë, kryeministri Rama do të mbledhë bordin e diasporës, për të përcaktuar edhe detajet e fushatës elektorale me emigrantët.

Pas takimit të djeshëm që zgjati rreth 6 orë, kryeministri Edi Rama e vijoi analizën e punës edhe këtë të shtunë me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 'Pallatin e Brigadave'.

Mbledhja ka nisur në orën 13:00 dhe përfundoi pas 7 orësh. Në mbyllje të saj u panë edhe makinat e drejtuesve të PS-së duke dalë nga Pallati i Brigadave. Fokus i analizës mes socialistëve ka qenë fushata elektorale, por burime nga mbledhja thanë se është diskutuar edhe për diasporën.

Mes diskutimeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u mor edhe vendimi se propozimet e drejtuesve të qarqeve për kandidatët për deputetë, do të shqyrtohen nga Kryesia e Partisë Socialiste.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte pikërisht dorëzimi i propozimeve për kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa listat dorëzohen më 12 mars në KQZ, kur përfundon edhe afati zyrtar. 

Në takimin e së premtes u diskutua vetëm për programin elektoral në çdo sektor dhe se cila do të jete qasja në takime publike me qytetarët.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në KQZ brenda 12 Marsit.  

Kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme, para se të vendosë edhe për skuadrën e kandidatëve.

Ora 22:56
Bashkitë dorëzuan bilancin e 10 viteve, PS ndërton fushatën elektorale mbi arritjet dhe premtimin për BE

1741460154_mbledhjaeps.jpg

Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një bilanc të punës dhe arritjeve të bëra nga të gjitha bashkitë e vendit për periudhën 2015-2025.

Report Tv mëson se këto “arritje” janë prezantuar nga drejtuesit politikë në takimin dy-ditor.

Në ketë mënyrë Partia Socialiste kërkon të ndërtojë retorikën e fushatës elektorale mbi arritjet e bëra në 10 vitet e fundit të qeverisjes së tyre, duke treguar “pikat e forta”.

Mbi këtë bazë do të ndërtohet edhe retorika dhe ligjërimi politik i socialistëve: “Me ne në BE, me ata në kënetë”.

Në këtë fushatë, pas tre mandatesh qeverisje socialistët do përqendrohen tek bilanci, punët pozitive dhe kërkimi i mandatit të katërt për premtimin për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 09/03/2025 05:50

    Mjerre Shqiperia per llumin PS PD !

    Përgjigju
  • Mentor: 08/03/2025 23:09

    Vota duhet të shkojë për Edin pa e menduar dy herë..!..drejt Antarësimit në Be!

    Përgjigju
    • Ops: 09/03/2025 09:09

      Patjeter , pse jo te hash sufllaqe ti dhe femijet tane te ikin se do han parazit si ty

  • Isa: 08/03/2025 23:08

    Votat per PS dhe EDI RAMEN e ka ndryshuar Shqiperine kush ka sy e sheh!

    Përgjigju
  • Socialist: 08/03/2025 22:55

    Po more po, nga kryetarë bashkie i bëni deputetë e anasjelltas. Turp tu vijë të gjithë atyre që mund t'ju votojnë juve. Latë nam, çoni more fytyra të reja.

    Përgjigju
  • iliri: 08/03/2025 17:58

    ASNJE VOTE PER HAJDUTIN 2 M....ASNJE VOTE PER PARTITE. E VJETRA......VITONI QORRIN DHE SHABANIN.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si ju duket?