Tashmë janë 200 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kanë bër kërkesë për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. E KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.
Deri më tani kanë aplikuar afro 247 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 200 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.
Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.
Komente

Vetem 1 deputet mund te luhet ne qarkun Tirone , ne te tjeret Jane pika ne oqean vetem shikohet si panorame e diaspores
Përgjigju