Politikë

Disfata elektorale/ Rudina Hajdari për Report Tv: Berisha të dorëhiqet, të respektojë statutin, opozita të luftojë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

26 Maj, 20:31| Përditesimi: 26 Maj, 20:51

  • Share

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit për ish- deputeten e PD Rudina Hajdari kreu i PD Sali Berisha duhet që të jap dorëheqjen.

E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ajo u shpreh se Berisha duhet që të respektojë ndryshimet që ka bërë vet në statut.

‘Berisha ka bërë një ndryshim në status që kur një kryetar humb zgjedhjet duhet që të ketë një ndryshim ose një dorëheqje. Ne nëse duam që të ndryshojmë duhet që të respektojmë atë status të PD për mos reflektimin e humbjeve. Ka krime zgjedhore dhe këto janë gjëra të ditura nga opozita, por si falet opozitës që ka votuar këtë sistem zgjedhor’, tha ajo.

Për Rudina Hajdarin problemi në këto zgjedhje ishte sistemi elektoral që sipas saj është në disavantazh të opozitë.

‘Rezultati ka qenë problematik dhe tregon se demokracia nuk funksionon dhe se sistemi zgjedhor është gjeneza e të gjitha problemeve. Në asnjë vend nuk ndodh që ai që është në pushtet ti shtohen votat. Dhe kjo vjen si pasojë jo e mbështetjes që Rama ka tek qytetarët, por e probleme të sistemit elektoral që është propocional rajonal dhe e bënë të vështirë për opozitën dhe krijon kushte të pabarabarta. Kanë bërë një gabim të madh që nuk kanë luftuar për të bërë një sistem që është në avantazh të opozitës. Me votat e Alimehmetit mund të kishim dy deputet, pra ka marr vota sa për dy deputet’, tha ajo.

Sipas saj, PD dhe duhet të kishte ardhur me një ofertë të re përballë Edi Ramës.

‘Listat e hapura kanë nxjerr në pah se cilët janë ata që mbështesin qytetarët dhe ata që kanë qëndruar në hijen e kryetarit. Unë nuk do të zgjidhja asnjëherë që të isha në listën e mbyllur. Opozita në këto zgjedhjet duhet që të luftonte për ndryshimin e sistemi zgjedhor edhe pse në kushtet ku është sot nuk janë në gjendje që ti imponohen qeverisë.

Problemi kryesor është sistemi zgjedhor dhe opozita nga ana tjetër duhet që të kishte ardhur me një ofertë të re dhe të kishte një reflektim për zgjedhjet lokale. PD pati shumë goditje të forta që e sollën me shumë pasoja dhe me dëmtime, por opozita i kishte në dorë disa gjëra duhet që të kishte bërë një përpjekje më të gjerë për të mos lënë asnjë jashtë listave dhe për të pranuar edhe ata që ishin kundër PD dhe duhet të kishte ardhur me një ofertë të re përballë Edi Ramës. Po të kishte 2 ose 3 Alimehmeti dhe Jorida Tabaku në zgjedhje do kishim një realitet shumë më ndryshe’, tha ajo.

E pyetur nëse ka ambicie për postin e kryetares së PD, ajo u shpreh kundër.

‘Se kam pasur ndonjëherë këtë ambicie unë ambicie kam pasur kontributin që dua të jap në PD duke u treguar e drejtë sepse sot kemi pak nga ata që flasin drejtësisht dhe është një fenomen që vjen nga koha e komunizmit. Nuk duhet që individët të jenë bashkë me individin’, tha ajo.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?