Politikë

Sali Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Nuk e njohim 11 majin, bandat punuan për të futur në Kuvend 28 deputetë! Duam qeveri teknike

23 Maj, 12:36| Përditesimi: 23 Maj, 15:14

  • Share

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijoi edhe sot me retorikën se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për media Berisha tha se bandat punuan në qytetet e mëdha të vendit për të futur në Kuvend 28 deputetë.

“Pra kemi të bëjmë me një vdekje të paralajmëruar të procesit zgjedhor, dhe zhvillimi e një farse zgjedhore. Bota e krimit në këto zgjedhje ishte me zyrtare se kurrë. Bandat punuan në qytetet e mëdha të vendit, arritën të punojnë për 28 deputetë. Para jush në fushatë unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal, të  Shkëmbi i Kavajës, ku darkonin së bashku, Ergys Agaci, Ervis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako. Pas këtij denoncimi ata u transferuan nga Kodra e Kuajve tek shtëpia e Dakos në bllok, aty janë organizuar të gjitha takimet”, tha Sali Berisha.

Berisha kërkoi qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Ai tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me kryeministrin Edi Rama.

‘Ne duam zgjedhje të parakoshme dhe qeveri teknike. Kjo është kërkesa jonë që ne do të luftojmë me të gjithë mbëshetësit tanë. Dhe këto zgjedhje nuk mund të njihen, rruga e vetme është qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, me Ramën ka vetëm farsë dhe s’ka zgjedhje. Dënoj me forcë presionin e narkozyrtarëve shqiptarë ndaj vëzhguesve ndërkombëtar’, tha ai.

Teksa u pyet nga gazetarët se kur do t’i mbarojë 'mandati i misionarit', ai deklaroi se do të largohet atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirë.

“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin. Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë. Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, tha ai.

Ai u pyet edhe në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD në qarqe nuk kanë bërë fushatë, por kanë pirë kafe pranë selisë blu. Berisha tha se do të analizojë gabimet dhe defektet e brendshme në parti.

'PD pas luftës për paraqitjen ndërkombëtare të kësaj farse, padiskutim që do të bëjë tën gjithë diskutimet e brendshme për të gjitha problematikat, defektet, të metat dhe gabimet. Por farsa nuk fitohet nga opozita, çfarëdo që të bëhet. Opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të falë 200 milionë euro gjoba, opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të bëjë dhuratë 100 euro për 760 mijë pensionistë, opozita nuk mund ta ndalojë qeverinë që të shpërndajë miliona rrënjë kanabisi që t’i mbjellë, 1 rrënjë kanabis vlerësohet 1 mijë euro. Opozita farsën s’mund ta fitojë sepse nuk janë zgjedhje, por farsë. Farsat janë mashtrim të regjimit se gjoja u bënë zgjedhje. Kjo është një strukturë e përbashkët shtet krim dhe krim shtet, këta janë një. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje’, tha ai. 

Ora 15:11
Gazetarët e pyesin për drejtuesit politikë që rrinin në kafe gjatë fushatës? Berisha: Zgjedhjet farsë, do i shohim në vazhdim defektet

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD në qarqe nuk kanë bërë fushatë, por kanë pirë kafe pranë selisë blu.

Berisha tha se PD do të analizojë gabimet dhe defektet e brendshme të partisë. 

‘PD pas luftës për paraqitjen ndërkombëtare të kësaj farse, padiskutim që do të bëjë tën gjithë diskutimet e brendshme për të gjitha problematikat, defektet, të metat dhe gabimet. Por farsa nuk fitohet nga opozita, çfarëdo që të bëhet.

Opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të falë 200 mln euro gjoba, opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të bëjë dhuratë 100 euro për 760 mijë pensionistë. Opozita nuk mund ta ndalojë qeverinë që të shpërndajë miliona rrënjë kanabisi që t’i mbjellë, 1 rrënjë kanabis vlerësohet 1 mijë euro, imagjino kur hapet zota e plantacionit i merr fshatarët dhe u thotë këto janë bimët tuaja dhe i ke të garantuara nga shteti. çfarëdo që të bëjë opozita, opozita nuk mund të arrestojë as Elvis Doçin, as Suel Çelën. Opozita i ka denoncuar me zë dhe figurë’, tha ai.

Ora 14:02
Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar partitë e reja se në zgjedhjet e 11 majit ato i morën opozitës 8 deputetë.

Në një deklaratë për media, Berisha tha se Partia Demokratike u kishte ofruar këtyre forcave një koalicion, por ato e refuzuan.

'Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 23/05/2025 14:17

    ME PARE ZHDUKI BANDAT ,,PASTAJ KERKO ZGJEDHJE,,,SE PRAPE DO THUASH MI VODHEN BANDAT,, PO NUK ZHDUKE BANDAT,,,NUK KA QETESI....AS ZGJEDHJE.. .

    Përgjigju
  • Endri: 23/05/2025 12:58

    Na u hiq sys o mortje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?