Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Shpëtim Idrizi: Politika s’ka pyetur kurrë për të drejtat e çamëve, do paraqesim program dhe për ata në diasporë

25 Janar, 17:37| Përditesimi: 25 Janar, 17:49

  • Share

Në 34 vjetorin e Shoqatës Patriotike "Çamëria", kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi foli për një program që do të prezantojnë së shpejti për të drejtat e çamëve në diasporë.

Idrizi tha se në zgjedhjet e ardhshme diaspora nuk do të lejojë më zgjedhje të këqija dhe të zgjedhur të këqij.

“Besoj fort tek neo-shqiptarizmi, tek të rinjtë, tek diaspora që këto zgjedhje nuk do të lejojnë më as zgjedhje të këqija as të zgjedhur të këqij. PDIU ka punuar për bashkimin e shqiptarëve drejt vlerave që na japin përkatësinë, që na japin identitetin kombëtar dhe që na japin dinjitet.

Ne sot kemi 13 ministri, 4 ministra shteti, 1000 institucione për 2.4 milionë shqiptar që jetojnë brenda vendit, dhe nuk kemi asnjë për 1.8 milionë shqiptarë jashtë vendit. I ka pyetur dikush ata çfarë problemesh kanë, për ruajtjen e përkatësisë, për identitetin, për shkollimin shqip, për dokumentet apo mbrojtjen. Ne do të paraqesim një program për këtë çështje.

Po të mos ekzistojë PDIU-ja, imagjinoni një moment, besoj e keni ndjerë dhe harresën dhe shpërfilljen nga politika shqiptare. Asnjë parti tjetër nuk flet e nuk bën asgjë për çështjen e Çamërisë, po heshtin si fija e barit, madje dhe kur dikush kur thotë ndonjë fjalë më ngjan njësoj si kur flet ndonjë grek për çështjen çame”, u shpreh Idrizi.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?