Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Vendimi i Këshillit të Ministrave, Ministrja Pirdeni: Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në administratë! Vetëm për nevoja urgjente

27 Shkurt, 13:01| Përditesimi: 27 Shkurt, 15:45

  • Share

TIRANË - Nga 3 marsi Administrata Publike do të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit për punonjës të rinj. Ky vendim i qeverisë vjen si nevojë që të garantohet paanshmëria e procesit zgjedhor.  Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni njoftoi monitorim të plotë të administratës për përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale përgjatë periudhës zgjedhore.

‘Që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarë do lloj procedurë rekrutimi, që të marrin në punë punonjës të rinj, procedurat e nisura duhet të përfundojnë’, tha ajo.

Pirdeni sqaroi për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, vendimin e Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit”.

Ajo theksoi se procedurat e rekrutimit të nisura duhet të përfundojnë, ndërsa në asnjë ministri, institucion apo shoqëri aksionere ku shteti është pronar, nuk do të lejohet rregullimi i procedurave të reja për punësime, përveç rasteve emergjente në fushat e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.

‘Në asnjë ministri, institucionet e varësive dhe në të gjitha ato shoqërira aksionere ku shteti është pronarë nuk do ketë procedura të reja rekrutimi, vetëm për nevoja emergjente në fusha si infrastruktura kritike, shëndetësia, arsimi ose mbrojtja’, shton ministrja.

Kjo masë ka për qëllim të sigurojë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të parandalojë përdorimin e burimeve njerëzore të administratës shtetërore për ndikim politik.

‘Ato nevoja emergjente duhet të përmbushen’, përfundoi Pirdeni.

Në vendim janë parashikuar në detaje të gjitha masat që do të duhet të ndërmarrin të gjithë titullarët e ministrive, drejtuesit e institucioneve të varësive, për të garantuar që të organizohet puna paraprakisht për të informuar, për të mirëorganizuar të gjithë procesin e respektimit të detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor, për të ushtruar kontrollet periodike, mbi institucionet e tyre në varësi, për të garantuar një monitorim të plotë të të gjithë funksionimit të administratës, përdorimit të burimeve njerëzore, por edhe atyre materiale përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?