Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Votimi elektronik jo në 10 zona, vetëm në njësinë 10 e Vorë! Miratohet fleta e votimit, 51 parti në garë

28 Shkurt, 16:32| Përditesimi: 28 Shkurt, 19:19

  • Share

TIRANË - KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do të aplikohet vetëm në dy zona, aty ku ka dhënë dakordësi edhe Partia Demokratike.

Pas negociatave, në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës do të votohet përmes pajisjeve elektronike. Burimet thonë se opozita pranoi këto dy zona, pasi kështu ka votuar njësia 10 në vitin 2021, dhe po ashtu edhe Vora, në vitin 2023. Në këto zona, sipas demokratëve, nuk ka pasur probleme.

Ilirjan Celibashi miratoi këtë të premte (28 shkurt) edhe modelin e fletës së votimit, dhe ky format do të jetë në të gjitha qarqet e vendit. Fleta do të zvogëlohet ose zmadhohet në varësi të qarkut, sa i madh është ai, dhe në varësi të subjekteve që përfundimisht do të jenë në fletë votimi.

Numri i partive të regjistruara deri më tani është 51, dhe në pritje është edhe Lulzim Basha, të cilit KQZ i dha kohë deri të hënën për të vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë se Koalicioni Euroatlantik ka për kryetar Endri hasën.

Ndërkohë, emigrantët kanë edhe 4 ditë kohë për t’u regjistruar online në KQZ. Kërkesat po shkojnë në 250 mijë, ndërsa regjistrimet po arrijnë 200 mijë zgjedhës. Mbi 41 mijë të tjerë nuk ja kanë dalë të regjistrohen, dhe janë refuzuar kryesisht për shkak të problemeve me adresat e tyre.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?